• Sarande, ofroj vend pune Magazinier

Sarande
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Dekoll sh.p.k. është një kompani lider në tregun rajonal që ofron zgjidhje inovative në prodhimin e materialeve të ndërtimit.
Gama e produkteve tona në treg përfshin: koll, grafiato, fino, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi, bojërat PintoColor dhe produktin e polisterolit Termax.
Ne kuader te zgjerimit te aktivitetit te saj kerkon te punesoje nje Magazinier për qytetin e Sarandës.
Përgjegjësia e këtij pozicioni është të organizojë dhe monitorojë aktivitetet në magazine duke përfshirë marrjen e lëndëve të para, mbajtjen e inventarit dhe të dhënave lidhur me të, përgatitjen e statistikave mujore të magazinës si dhe mbajtjen e inventarin periodik

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Kryen marrjen, magazinimin dhe operacionet e shpërndarjes duke regjistruar, bashkërenduar dhe zbatuar programet dhe procedurat operative të personelit.
  • Pranon dërgesat e materialeve të para në magazinë sipas klasifikimit të tyre.
  • Koordinon aktivitetet ndërmjet laboratorit, zyrës së blerjes dhe prodhimit.
  • Mban përgjegjësi për kryerjen e rotacionit të materialive të para.
  • Menaxhon logjistikën dhe administron inventarin e lëndëve të para.
  • Kryen inventarit fizik, në përputhje me procedurat e nxjerra nga Departamenti i Administratës dhe Financave.
  • Diskuton me mbikëqyrësit e tjerë për koordinimin e aktiviteteve ndërmjet departamenteve.
  • Verifikon zbatimin e drejtë të specifikimeve DC për magazinën e lëndëve të para.
Kualifikimet:
  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë, përbën avantazh Profili Ekonomik.
  • Të ketë minimumi 3 vjet eksperiencë në nje rol të ngjashëm, në logjistikë, magazinim, inventarizim, menaxhim/supervizim.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim të kohës.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi verbale dhe me shkrim.
  • Të ketë aftësi në përdorimin e MS Excel dhe Outlook.
  • Të ketë njohuri të gjuhës Italiane dhe/ose Angleze.
  • Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur.
  • Te ketë njohje me sistemet e menaxhimit të inventarit.
  • Të jetë në gjendje të punojë me turne si dhe fundjavës kur është e nevojshme.
  • Me vendbanim ne Sarande
Paga është e negociueshme në varësi të përvojës së punës si dhe aftësive të kandidatit.
Mund te aplikoni duke :
  1. Dërguar CV në adresën hr@dekoll.al
  2. Dërguar CV në WhatsApp ne numrin 0694058797
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply WhatsApp
Back
Top