• Sarande, ofroj vend pune Magazinier/e

Sarande
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Eksperienca
me dhe pa eksperience
EnBi Power shpk e themeluar në shtator 2004, operon kryesisht në fushën elektrike në ndërtim, rikonstruksion, mirëmbajtje për prodhimin, transformimin, transmetimin, matjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike në rrjetet e tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët.

Pozicioni:Magazinier/e Kantieri
Vendodhja: Piqeras
Lloji I punës: Full Time

Qëllimi i pozicionit:
Të sigurojë administrimin, ruajtjen dhe shpërndarjen efikase të materialeve, pajisjeve dhe veglave të punës në kantier, duke garantuar regjistrim të saktë dhe furnizim të vazhdueshëm për punimet.


Detyrat kryesore:
  • Pranimi i materialeve në kantier dhe kontrolli i tyre sipas dokumentacionit shoqërues (fatura, porosi, udhëzime transporti).
  • Regjistrimi i hyrjeve dhe daljeve të materialeve në regjistër ose sistem elektronik.
  • Organizimi dhe sistemimi i stokut në mënyrë të sigurt dhe të rregullt.
  • Shpërndarja e materialeve, pajisjeve dhe veglave sipas kërkesave të ekipeve të punës.
  • Inventarizimi periodik i stokut dhe raportimi i nevojave për rimbushje.
  • Sigurimi i kushteve optimale për ruajtjen e materialeve dhe pajisjeve.
  • Zbatimi i masave të sigurisë dhe higjienës në zonën e magazinës.

Kualifikimet e kërkuara:
  • Preferohet përvojë e mëparshme si magazinier.
  • Njohuri bazë mbi materialet dhe pajisjet e ndërtimit nese ka.
  • Aftësi organizative dhe kujdes ndaj detajeve.
  • Përgjegjshmëri dhe integritet në menaxhimin e stokut.
  • Aftësi për të punuar në kushte terreni dhe në grup.

Kushtet e punës:
  • Puna zhvillohet në kantier ndërtimi.
  • Orar i plotë pune, sipas nevojave të projektit.
Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV-në tuaj në adresën human.resources@enbi-power.com ose ne nr. e kontaktit 0698520799, duke specifikuar pozicionin e punës për të cilin aplikoni.
Ju informoj se do të kontaktohen vetëm aplikantët, të cilët plotësojnë kriteret e mësiperme
.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top