• Sarande, ofrohet vend pune Drejtor shitje produket e Jetës dhe Pensioneve, Sarandë

Sarande
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Qender
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
  2. Agjent shitje | Menaxhim shitje
  3. Ekonomist-Financier/e
  4. Finance-Banke | Sigurime
  5. Gazetari | Komunikacion
  6. Inxhinieri
  7. Juridik | Drejtesi
  8. Marketing
  9. Menaxhim Biznesi
  10. Menaxhim strategjik | Drejtues
  11. Sherbim Klienti
  12. Supervizor | Team Leader
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
“SIGAL INSURANCE GROUP” sh.a. shoqëri sigurimi me eksperiencë 26 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:


Drejtor shitje produket e Jetës dhe Pensioneve, Sarandë

Roli dhe Përgjegjësitë:
  1. Prezanton dhe promovon produktin e Jetës dhe Pensionit Privat, duke ju dhene dhe informacion per funksionimin dhe procedurat e anetaresimit ne Fondin e Pensionit SIGAL;
  2. Identifikon klientet qe iu ka kaluar afati i pageses se kontributeve per Pension Privat dhe i njofton ata per aktivizimin e llogarise se tyre ne fond;
  3. Raporton me shkrim mbi punen e kryer si dhe problemet qe dalin prane Drejtorit te departamentit te Jetës / Pensioneve Private;
  4. Dorezon evidencat per Kontratat e lidhura prane departamentit te Jetës / Pensioneve Private;
  5. Monitoron vazhdimisht ne terren Individe dhe Subjekteve Tregtare me potencial sigurimi;
  6. Siguron zbatimin dhe implementimin e udhezimeve per marrjen ne sigurim me qellim realizimin e shitjeve dhe plotesimin e dokumentacinit per cdo Kontrate Jetë / Pensioneve Private, si rezultat i takimeve ne terren;
  7. Forma e pagesës që do aplikohet: pagë e kënaqshme si dhe bonus për shitjet e realizuara.
Kriteret që duhet të plotësohen janë:
  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë
  • Eksperiencë punë si menaxher ose drejtues në biznes privat ose në institucione publike, mbi 2 vjet.
  • Preferohet punësim i mëparshëm në institucione financiare.
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur). Gjuhët e tjera përbëjnë avantazh
  • Përvojë në dhënien e zgjidhjeve të fokusuara tek klienti dhe në mbajtjen e komunikimeve me klientët
  • Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, të jenë të përkushtuar dhe dinamik, me mirësjellje dhe efektivitet
Të interesuarit, brenda datës 19.11.2025 të dorëzojnë CV edhe letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm (ose punëdhënësi aktual) në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@sigal.al ose në postën e shkruar në adresën: SIGAL INSURANCE GROUP; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.
 


Apply WhatsApp
Back
Top