• Sallë aktiviteti, Akomodim, Drekë, Pushim kafeje dhe fasilitete të tjera në qytetin e Vlorës

Vlore
Ftesë për Ofertë

Me objekt: Sallë aktiviteti, Akomodim, Drekë, Pushim kafeje dhe fasilitete të tjera në qytetin e Vlorës




Shoqata SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.

SOS Fshati i Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.

SOS Fshati i Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezentë në shumë vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke zbatuar projektin Perspektiva që Mundësojnë Punësimin e të Rinjve – YEEP II. Për të përmbushur nevojat e këtij projekti, SOS Fshatrat e Fëmijëve kërkon të kontraktojë një subjekt të licensuar për ofrimine faciliteteve të nevojshme për organizim trajnimesh dhe workshopesh: sallë trajnimi, drekë, pushim kafeje, akomodim dhe facilitete të tjera për realizimin e aktivitetit të “Teambuilding me stafin Rajonal të Projektit” në datat 03-07 Qershor 2024 në qytetin e Vlorës.

Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj si dhe te gjithë dokumentet e kërkuara nëpërmjet postës elektronike në adresën info@soskd.org.al deri më datë 02.05.2024.

Për më shumë detaje rreth Ftesës për Ofertë jeni të lutur të aksesoni dokumentacionin bashkëngjitur.

Faleminderit!
SOS Fshtatrat e Fëmijëve Shqipëri
 

Attachments

  • Ftese per Oferte - Sherbime Trainimi e Facilitete-Vlore.pdf
    192.6 KB · Views: 2


Contact
Back
Top