• ROAL FOOD kërkon të punësojë Merchandiser në Tiranë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa
Eksperienca
vetem me eksperience
ROAL FOOD kërkon të punësojë Merchandiser

ROAL FOOD
është një kompani me mbi 20 vite eksperiencë në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore. Jemi të pranishëm në të gjithë tregun shqiptar dhe në rajon, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh.

ROAL FOOD ka ekskluzivitetin e markave më cilësore, duke i sjellë ato në tryezën e çdo familje.
Qëllimi i punës sonë është të plotësojmë në mënyrë efikase nevojat e tregut, duke ndjekur trendet ndërkombëtare përmes inovacionit dhe zhvillimit të vazhdueshëm.
Aktualisht jemi në kërkim të stafit të ri, me energji dhe ide të reja, për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë.

Detyrat​

  • Kujdeset për ekspozimin e produkteve dhe sistemimin e tyre në rafte dhe ekspozitorë sipas planogramave të udhëzuara.
  • Siguron pozicionimin dhe ekspozimin korrekt të produkteve të brandit brenda pikave të shitjes dhe i mirëmban ato në kushte optimale.
  • Kontrollon produktet për datat e skadencës dhe dëmtimet, me qëllim ruajtjen e cilësisë dhe imazhit të brandit.
  • Kujdeset për ekspozimin sa më efektiv të materialeve të marketingut në rafte dhe në njësinë e pikës së shitjes.
  • Negocion me klientët për pozicionime më të mira dhe rritjen e prezencës së produkteve.
  • Është përgjegjës për zbatimin e planit të merchandising të përcaktuar nga kompania.
  • Raporton në mënyrë aktive mbi aktivitetin e konkurrencës (çmime, oferta dhe promocione).
  • Kryen detyra të tjera që mund t'i ngarkohen nga menaxheri përkatës ose departamenti i marketingut.
  • Sigurohet që cmimet e produkteve në rafte të jenë sipas udhëzimeve ose sipas ofertave.

Kualifikimet​

  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe krijuese.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe aftësi për të punuar në grup.
  • Të zotërojë patentë të kategorisë B.
Cel. : +355 68 602 1526
 


Apply WhatsApp
Back
Top