• RISE HER_Thirrje për Shprehje Interesi për kompani/trupë teatri/entitet artistik

Organizata World Vision Albania, në kuadër të projektit “RISE HERFuqizojmë gratë dhe vajzat për një jetesë të pavarur”, po kërkon të kontraktojë një kompani, trupë teatri ose entitet artistik për të konceptuar dhe prodhuar një shfaqje teatrale origjinale me mesazhe sensibilizuese për barazinë gjinore dhe kundër dhunës me bazë gjinore.

Shfaqja e cila do të realizohet në një nga bashkitë e Qarkut të Elbasanit duhet të fokusohet tek: Roli i Burrave dhe Djemve në Luftën Kundër Dhunës ndaj Grave.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga World Vision Albania dhe Forumi i Gruas Elbasan në 7 Bashkitë e Qarkut të Elbasanit.

Për detaje lexo TOR bashkëngjitur.
Të gjithë subjektet e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

Email për shprehje interesi

Cerfitikatë Regjistrimi/ NIPT (nëse disponojnë)

Subjektet e interesuara më pas do të ftohen në platformën tenderuese COUPA të World Vision, ku nëpërmjet linkut përkatës do të kenë akses për të dhënë ofertat e tyre sebashku me gjithë dokumentacionin që do të kërkohet për këtë rast.

Aplikimet duhet të dorëzohen:

Vetëm në adresën e emailit: vangjel_kojku@wvi.org

Afati i dorëzimit të aplikimeve është data 20 Gusht 2025

Na ndiqni për më shumë informacione dhe rishpërndajeni këtë njoftim për të ndihmuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.
 

Attachments

  • Terms_of_Reference_for_the_company-art_entity_for_the_theatrical_performance (1).docx
    78.7 KB · Views: 1


Contact
Back
Top