• Recepsioniste dhe Menaxhere Zyre

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Recepsionist/e
Pozicioni përfshin përgjegjësi të kombinuara administrative, organizative dhe të komunikimit, duke siguruar mbarëvajtjen e operacioneve të përditshme në zyra dhe ofrimin e një shërbimi cilësor për vizitorët dhe stafin.

📌 Përgjegjësitë Kryesore:
  • Pritja dhe asistenca për vizitorët, duke ofruar një atmosferë profesionale dhe mikpritëse.
  • Menaxhimi i telefonatave dhe korrespondencës elektronike, si dhe përcjellja e informacionit tek personat përkatës.
  • Organizimi dhe koordinimi i kalendarit të rezervimeve të ambjenteve për takime dhe trajnime/evente.
  • Mbikëqyrja e funksioneve të përditshme të zyrave, përfshirë porositë për furnizime, mirëmbajtjen e ambienteve dhe pajisjeve.
  • Kontrolli dhe mbikëqyrja e stafit mbështetës që ofron shërbime mirëmbajtjeje për ambientet e zyrave
  • Menaxhimi i korrespondencës hyrëse: regjistrimi dhe shpërndarja e postës dhe dokumenteve përkatëse.
  • Koordinimi me departamente të tjera dhe palë të treta për të siguruar efikasitetin e punës së përditshme.
  • Ofrimi i asistencës administrative sipas nevojave të departamentit.
  • Zbatimi i procedurave dhe rregullave të brendshme, duke siguruar që zyrat të funksionojnë sipas standardeve të vendosura.
Kualifikimet e Kërkuara:
  • Diplomë e arsimit të lartë në Shkenca Shoqërore, Menaxhim ose fusha te ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme në role të ngjashme (të paktën 1–3 vjet).
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi kohe.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale.
  • Njohuri të mira kompjuterike (Microsoft Office dhe programe të tjera bazë).
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të marrë iniciativa.
  • Qëndrim profesional, i përkushtuar dhe etik në punë.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
📬 Si të aplikoni:

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre dhe, nëse është e mundur, një letër motivimi në adresën hr@adc.al deri më 30.04.2025

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top