Recepsioniste dhe Menaxhere Zyre
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Recepsionist/e
Pozicioni përfshin përgjegjësi të kombinuara administrative, organizative dhe të komunikimit, duke siguruar mbarëvajtjen e operacioneve të përditshme në zyra dhe ofrimin e një shërbimi cilësor për vizitorët dhe stafin.
Përgjegjësitë Kryesore:
Si të aplikoni:
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre dhe, nëse është e mundur, një letër motivimi në adresën hr@adc.al deri më 30.04.2025
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

- Pritja dhe asistenca për vizitorët, duke ofruar një atmosferë profesionale dhe mikpritëse.
- Menaxhimi i telefonatave dhe korrespondencës elektronike, si dhe përcjellja e informacionit tek personat përkatës.
- Organizimi dhe koordinimi i kalendarit të rezervimeve të ambjenteve për takime dhe trajnime/evente.
- Mbikëqyrja e funksioneve të përditshme të zyrave, përfshirë porositë për furnizime, mirëmbajtjen e ambienteve dhe pajisjeve.
- Kontrolli dhe mbikëqyrja e stafit mbështetës që ofron shërbime mirëmbajtjeje për ambientet e zyrave
- Menaxhimi i korrespondencës hyrëse: regjistrimi dhe shpërndarja e postës dhe dokumenteve përkatëse.
- Koordinimi me departamente të tjera dhe palë të treta për të siguruar efikasitetin e punës së përditshme.
- Ofrimi i asistencës administrative sipas nevojave të departamentit.
- Zbatimi i procedurave dhe rregullave të brendshme, duke siguruar që zyrat të funksionojnë sipas standardeve të vendosura.
- Diplomë e arsimit të lartë në Shkenca Shoqërore, Menaxhim ose fusha te ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në role të ngjashme (të paktën 1–3 vjet).
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi kohe.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale.
- Njohuri të mira kompjuterike (Microsoft Office dhe programe të tjera bazë).
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të marrë iniciativa.
- Qëndrim profesional, i përkushtuar dhe etik në punë.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre dhe, nëse është e mundur, një letër motivimi në adresën hr@adc.al deri më 30.04.2025
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Apply