• Pronatyra Treg ofron vend pune Menaxher Marketi

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Prezantim.png


PronatyraMD,
Shoqëri që operon dhe drejton me sukses që prej vitit 2005 rrjetin e shitjeve ushqimore me pakicë, po kërkon:


POZICIONI: Menaxher Marketi
DEPARTAMENTI: Operacional
VENDNDODHJA: Tiranë
RAPORTON TE: Drejtori i Rrjetit

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
  • Përgjegjës për administrimin ditor të marketit dhe operimin në përputhje me standartet, rregulloret dhe procedurat e Shoqërisë.
  • Përgjegjës për koordinimin dhe menaxhimin e shërbimit që i ofrohet klientëve nga stafi i marketit.
  • Krijon, zhvillon, dhe mirëmban marrdhënie të shkëlqyera me klientët.
  • Përgjegjës për rritjen e shitjeve ditore, realizimin e objektivave të shitjes mujore të marketit, dhe implementimin e fushatave të shitjes të shoqërisë me qëllim maksimizimin e shitjeve.
  • Kontrollon dhe siguron mbajtjen e Marzhit të Marketit, në përputhje me objektivat e Shoqërisë.
  • Përgjegjës për të siguruar që asortimenti në të gjitha repartet e marketit është gjithnjë i plotësuar dhe në cilësinë e duhur.
  • Menaxhon marrëdhëniet me furnitorët dhe garanton që furnizimet merren në kohë dhe në sasinë dhe cilësinë e duhur Përgjegjës për mbajtjen nën kontroll të skadencave dhe dëmeve të asortimentit.
  • Përgjegjës për ndjekjen e Procedures ne rast Kontestimi dhe Reklamimi.
  • Përgjegjës për kryerjen rregullisht të inventarit të marketit. Siguron optimizim të gjëndjes të stokut në market dhe magazinë.
  • Përgjegjës për menaxhimin e stafit të marketit, planifikimin dhe organizimin e punës, si dhe performancën dhe sjelljen e stafit në punë.
  • Përgjegjës të garantojë që marketi operon në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore të sigurisë në punë dhe ato higjeno-sanitare .
PROFILI I KANDIDATIT:
  • Diplomë universiteti (preferohet nga Fakulteti Ekonomik).
  • Te paktën 3 vjet eksperiencë në shitje dhe shërbim klienti. Preferohet përvojë në dyqan/market.
  • Aftësi në menaxhim të marrdhënieve dhe aftësi negociuese.
  • Aftësi të udhëheqë, drejtojë, menaxhojë dhe motivojë.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me gojë dhe me shkrim.
  • Njohuri në nivel mesatar të gjuhës Italiane dhe Angleze.
  • I/e aftë të punojë në mënyrë efektive si pjesë e ekipit.
  • I/e aftë të organizojë dhe të kordinojë punën, si dhe të përcaktojë përparësitë.
  • I/e përkushtuar ndaj standartit të shërbimit të klientit.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Office.
NE OFROJMË:
  • Kushte shumë të mira pune.
  • Mundësi për tu zhvilluar brenda rrjetit të marketeve tona.
MËNYRA E APLIKIMIT:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mail-it burime.njerezore@pronatyra.al ose dhe në numrin e kontaktit: 069 408 9912.
Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.

Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.
 


Apply WhatsApp
Back
Top