Pronatyra Treg ofron vend pune Menaxher Llogjistike dhe Mirembajtje
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Pronatyra Treg, Shoqëri që operon dhe drejton me sukses që prej vitit 2005 rrjetin e shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e zhvillimit të emrit CONAD, po kërkon:
POZICIONI: Menaxher i Logjistikës dhe Mirëmbajtjes
DEPARTAMENTI: Operacional
RAPORTON TE: Drejtori Operacional
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
- Pergjegjes per floten e makinave dhe organizimin/zbatimin e rutave, gjendjen fizike te ambienteve te kompanise si dhe mjeteve te punes.
- Supervizon personelin e transportit dhe personelin e mirembajtjes, dhe funksionet e tyre per mbarevajtjen e punes.
- Organizon rutin e automjeteve kompanise ne perputhje me procedurat e kompanise duke rritur eficiencen dhe ulur kostot. Dokumenton perdorimin e automjeteve dhe monitoron perdorimin e karburantit
- Pergjegjes per sigurine teknike dhe kontrollin Teknik te Automjeve. Garanton saktesine dhe perditesimin e dokumentacionit qe duhet te jete ne automjet
- Kontrollon dhe organizon mirembajtjen e automjeteve, sherbimet periodike dhe larjen e tyre si pjese e mirembajtjes.
- Kontrollon ne menyre te vazhdueshme per gjoba te mundshme dhe ndermerr hapat e duhur per pagesen e tyre sipas procedurave te kompanise.
- Koordinon procesin e importit duke bashkepunuar sa me furnitorin po ashtu edhe me me departamentin Tregtar dhe ate Operacional qe nga transporti deri ne zhdoganimin e mallit dhe dorezimin e tij ne magazine qendrore.
- Kryen proceset e prokurimit per ofertimet e transportit, organizon sherbime te ndryshme ngarkim shkarkimi dhe procese te tjera ne funksion te procesit te importit
- Organizon proceset e mirembajtjes se ambienteve dhe pajisjeve teknike neper pikat e shitjes dhe ambientet e kompanise.
- Kryen vizita periodike te programuara dhe inspekton dyqanet dhe ambientet e tjera te kompanise per probleme te mundshme nga pikepamja ndertimore, elektrike, dhe mekanike
- Siguron gadishmerine per nderhyrjen e menjehershme ne rastet e avarive emergjente.
- Njeh mire legjislacionin e kushteve te sigurise ne dyqane, merr mase per permbushjen e kritereve te kerkuara nga autoritetet
- Ndjek planet e renovimeve te miratuara per dyqanet dhe vepron si drejtues projekti ne ndertimet/restaurimet per hapjet e reja
- Organizon procesin e prokurimit/blerjet ne funksion te mirembajtjes, dhe i prezanton per miratim tej eprori
PROFILI I KANDIDATIT:
- Diplomë universiteti (preferohet nga Fakulteti Ekonomik/Biznes)
- Experience ne menaxhimin e flotave dhe / ose mirembajtje minimalisht 3 vjet. Puna ne industrine e retail perben avantazh
- Njohuri ne nivel mesatar te gjuhes Italiane dhe Angleze
- Zoterim i Patente Klasi B
- Aftesi per te menduar dhe analizuar ne menyre analitike
- Aftesi nderveprimi dhe lidership
- I pershtatshem me punen ne ekip
- Njohuri te mira teknike per industrine ushqimore
- Aftesi te mira ne menaxhimin e kohes
- Njohuri mbi konceptet ekonomike dhe financiare te industrise retail
- Aftesi per te punuar nen presion
MËNYRA E APLIKIMIT:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit burime.njerezore@pronatyra.al ose në adresën Rr. e Barrikadave, Galeria e Tiranës, Ish-Kinema “17 Nëntori”, Tiranë (në zyrat e Pronatyra Treg ose në marketin Conad)
Afati i pranimit të aplikimeve është 05.06.2022
Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.
Apply