• Project Manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
  2. Inxhinieri
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Menaxher Projekti
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i Projektit është përgjegjës për drejtimin dhe menaxhimin e plotë të projektit në një investim ndërtimor, nga faza e inicimit deri në përfundimin dhe dorëzimin e tij. Ai siguron realizimin e objektivave strategjikë dhe të biznesit, duke garantuar përfundimin e projektit në kohë, brenda buxhetit dhe sipas standardeve të cilësisë dhe sigurisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Drejton dhe menaxhon Projektin nga inicimi deri në përfundim dhe dorëzim, duke siguruar realizimin e objektivave strategjikë, respektimin e buxhetit, afateve dhe standardeve të cilësisë.​
  • Bashkëpunon me Program Manager për përcaktimin e objektivave, rezultateve dhe zhvillimin e planeve gjithëpërfshirëse të projektit në përputhje me Planin e Biznesit​
  • Merr pjesë në hartimin dhe rishikimin e Planit të Biznesit sipas kërkesës.​
  • Përgatit Master Planin e aktiviteteve të projektit dhe planifikimet periodike (vjetore, gjashtëmujore, tremujore), si dhe ndjek dhe përditëson ecurinë e tyre gjatë gjithë ciklit të projektit.​
  • Menaxhon të gjitha fazat e projektimit, përfshirë Konceptin e Dizajnit, Projektimin për Leje dhe Dokumentacionin e Ndërtimit, duke siguruar përfundimin në kohë dhe sipas standardeve të miratuara.​
  • Monitoron zbatimin e punimeve në terren dhe siguron përputhshmërinë me specifikimet teknike, kontratat, standardet e kompanisë dhe planin e biznesit.​
  • Menaxhon skedulin e projektit dhe planifikon masa zbutëse për të garantuar përfundimin në kohë, brenda buxhetit dhe në cilësinë e pritshme.​
  • Viziton rregullisht kantierin dhe ofron mbështetje për procesin e projektimit dhe ndërtimit.​
  • Inicion, ndjek dhe finalizon procedurat e prokurimit për të gjitha kontratat e projektit.​
  • Menaxhon dhe monitoron kontratat e punimeve ndërtimore, projektimit, supervizionit, asistencës teknike dhe shërbimeve të tjera, duke siguruar përmbushjen e detyrimeve kontraktuale.​
  • Miraton penalitete për mospërmbushje kontraktuale ose dëmtime të projektit.​
  • Ofron zgjidhje për Kontraktorin e Përgjithshëm në lidhje me paqartësi ose problematika gjatë zbatimit të punimeve.​
  • Përgatit, menaxhon dhe monitoron buxhetin e projektit, analizat financiare dhe cash flow, duke kontrolluar devijimet dhe duke ndërmarrë masa korrigjuese për të garantuar realizimin brenda buxhetit të miratuar.​
  • Bashkëpunon me strukturat përkatëse për analizën dhe optimizimin e kostove dhe siguron zbatim të plotë të procedurave tekniko-administrative të kompanisë.​
  • Koordinon dhe menaxhon burimet njerëzore, financiare dhe materiale të alokuara në projekt.​
  • Jep feedback mbi performancën e strukturave dhe specialistëve të angazhuar në projekt dhe kontribuon në vlerësimin e tyre bazuar në arritjen e objektivave të projektit.​
  • Monitoron progresin teknik dhe financiar të projektit dhe përgatit raporte periodike për menaxhimin sipas strukturës dhe periodicitetit të përcaktuar.​
  • Siguron që të gjitha kërkesat, objektivat dhe dokumentacioni i projektit të jenë të përgatitura dhe të arkivuara sipas standardeve të kompanisë.​
  • Monitoron dhe analizon performancën e shitjeve dhe trendet e tregut, merr pjesë në përcaktimin e politikave të çmimeve dhe propozon ndryshime strategjike në përputhje me fazën e projektit dhe kushtet e tregut, duke siguruar miratimet përkatëse.​
  • Merr pjesë në vendimmarrje lidhur me politikat e çmimeve dhe propozon rritje çmimesh ose ndryshime në strategjinë e shitjeve në përputhje me fazën e projektit dhe kushtet e tregut.​
  • Angazhon strukturat përkatëse për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe monitoron adresimin e kërkesave të tyre.​
  • Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie të forta me partnerë, kontraktorë, klientë dhe palë të tjera të interesuara, duke vepruar si pikë kontakti kryesore e projektit.​
  • Informon dhe mbështet strukturat përkatëse për sigurimin e dokumentacionit të pronësisë së tokës dhe lejeve të nevojshme për fillimin e zbatimit të projektit.​
  • Menaxhon procesin e dorëzimit të projektit dhe procedurat e lidhura me Hipotekën.​
  • Identifikon, vlerëson dhe menaxhon risqet e projektit, duke marrë masa parandaluese dhe korrigjuese për minimizimin e dëmeve, humbjeve dhe abuzimeve.​
  • Kërkon vazhdimisht mundësi për përmirësim procesesh, inovacion dhe optimizim të kostove për të rritur performancën dhe kënaqësinë e klientit.​
  • Kryen çdo detyrë tjetër të lidhur me projektin sipas kërkesës së eprorit.​

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë, Inxhinieri
Certifikime profesionale si PMP (Project Management Professional), përbëjnë avantazh.

Kualifikime të tjera:​
  • Të zotërojë mbi 8 vite eksperiencë në industri të njëjtë të dokumentuar në pozicione manaxheriale;​
  • Eksperiencë e provuar në menaxhimin e projekteve të investimit ndërtimor nga faza e projektimit deri në dorëzim, përfshirë menaxhimin e kontratave dhe buxheteve.​
  • Eksperienca në projekte komplekse si marina, porte turistike, zhvillime waterfront ose projekte infrastrukturore bregdetare përbën avantazh.​
  • Njohuri të forta mbi proceset e lejeve të ndërtimit, legjislacionin përkatës, standardet teknike dhe praktikat e industrisë.​
  • Aftësi të zhvilluara në kontrollin e kostove, analizën financiare dhe finalizimin e projektit ne kohe dhe brenda buxhetit te miratuar.​
  • Aftësi të forta analitike, zgjidhjeje problemesh dhe vendimmarrjeje, me qasje proaktive dhe të orientuar drejt rezultateve.​
  • Aftësi shumë të mira organizative, planifikuese dhe koordinuese, me kapacitet për të menaxhuar procese dhe ekipe ndërfunksionale.​
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negociimi dhe menaxhimi marrëdhëniesh me palët e interesuara në të gjitha nivelet.​
  • Aftësi për të analizuar dhe interpretuar projekte teknike, kontrata dhe dokumentacion ligjor.​
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të BE-së përbën avantazh).​
  • Njohuri shumë të mira të MS Project / Zoho Project Management, paketës MS Office dhe programeve CAD.​
  • Integritet profesional, vëmendje ndaj detajeve dhe orientim i lartë ndaj cilësisë.​
Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...00003903020/Project-Manager?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 18/03/2026
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top