Project Manager
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Arkitekture
- Inxhinieri
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Menaxher Projekti
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i Projektit është përgjegjës për drejtimin dhe menaxhimin e plotë të projektit në një investim ndërtimor, nga faza e inicimit deri në përfundimin dhe dorëzimin e tij. Ai siguron realizimin e objektivave strategjikë dhe të biznesit, duke garantuar përfundimin e projektit në kohë, brenda buxhetit dhe sipas standardeve të cilësisë dhe sigurisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

- Drejton dhe menaxhon Projektin nga inicimi deri në përfundim dhe dorëzim, duke siguruar realizimin e objektivave strategjikë, respektimin e buxhetit, afateve dhe standardeve të cilësisë.
- Bashkëpunon me Program Manager për përcaktimin e objektivave, rezultateve dhe zhvillimin e planeve gjithëpërfshirëse të projektit në përputhje me Planin e Biznesit
- Merr pjesë në hartimin dhe rishikimin e Planit të Biznesit sipas kërkesës.
- Përgatit Master Planin e aktiviteteve të projektit dhe planifikimet periodike (vjetore, gjashtëmujore, tremujore), si dhe ndjek dhe përditëson ecurinë e tyre gjatë gjithë ciklit të projektit.
- Menaxhon të gjitha fazat e projektimit, përfshirë Konceptin e Dizajnit, Projektimin për Leje dhe Dokumentacionin e Ndërtimit, duke siguruar përfundimin në kohë dhe sipas standardeve të miratuara.
- Monitoron zbatimin e punimeve në terren dhe siguron përputhshmërinë me specifikimet teknike, kontratat, standardet e kompanisë dhe planin e biznesit.
- Menaxhon skedulin e projektit dhe planifikon masa zbutëse për të garantuar përfundimin në kohë, brenda buxhetit dhe në cilësinë e pritshme.
- Viziton rregullisht kantierin dhe ofron mbështetje për procesin e projektimit dhe ndërtimit.
- Inicion, ndjek dhe finalizon procedurat e prokurimit për të gjitha kontratat e projektit.
- Menaxhon dhe monitoron kontratat e punimeve ndërtimore, projektimit, supervizionit, asistencës teknike dhe shërbimeve të tjera, duke siguruar përmbushjen e detyrimeve kontraktuale.
- Miraton penalitete për mospërmbushje kontraktuale ose dëmtime të projektit.
- Ofron zgjidhje për Kontraktorin e Përgjithshëm në lidhje me paqartësi ose problematika gjatë zbatimit të punimeve.
- Përgatit, menaxhon dhe monitoron buxhetin e projektit, analizat financiare dhe cash flow, duke kontrolluar devijimet dhe duke ndërmarrë masa korrigjuese për të garantuar realizimin brenda buxhetit të miratuar.
- Bashkëpunon me strukturat përkatëse për analizën dhe optimizimin e kostove dhe siguron zbatim të plotë të procedurave tekniko-administrative të kompanisë.
- Koordinon dhe menaxhon burimet njerëzore, financiare dhe materiale të alokuara në projekt.
- Jep feedback mbi performancën e strukturave dhe specialistëve të angazhuar në projekt dhe kontribuon në vlerësimin e tyre bazuar në arritjen e objektivave të projektit.
- Monitoron progresin teknik dhe financiar të projektit dhe përgatit raporte periodike për menaxhimin sipas strukturës dhe periodicitetit të përcaktuar.
- Siguron që të gjitha kërkesat, objektivat dhe dokumentacioni i projektit të jenë të përgatitura dhe të arkivuara sipas standardeve të kompanisë.
- Monitoron dhe analizon performancën e shitjeve dhe trendet e tregut, merr pjesë në përcaktimin e politikave të çmimeve dhe propozon ndryshime strategjike në përputhje me fazën e projektit dhe kushtet e tregut, duke siguruar miratimet përkatëse.
- Merr pjesë në vendimmarrje lidhur me politikat e çmimeve dhe propozon rritje çmimesh ose ndryshime në strategjinë e shitjeve në përputhje me fazën e projektit dhe kushtet e tregut.
- Angazhon strukturat përkatëse për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe monitoron adresimin e kërkesave të tyre.
- Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie të forta me partnerë, kontraktorë, klientë dhe palë të tjera të interesuara, duke vepruar si pikë kontakti kryesore e projektit.
- Informon dhe mbështet strukturat përkatëse për sigurimin e dokumentacionit të pronësisë së tokës dhe lejeve të nevojshme për fillimin e zbatimit të projektit.
- Menaxhon procesin e dorëzimit të projektit dhe procedurat e lidhura me Hipotekën.
- Identifikon, vlerëson dhe menaxhon risqet e projektit, duke marrë masa parandaluese dhe korrigjuese për minimizimin e dëmeve, humbjeve dhe abuzimeve.
- Kërkon vazhdimisht mundësi për përmirësim procesesh, inovacion dhe optimizim të kostove për të rritur performancën dhe kënaqësinë e klientit.
- Kryen çdo detyrë tjetër të lidhur me projektin sipas kërkesës së eprorit.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë, Inxhinieri
Certifikime profesionale si PMP (Project Management Professional), përbëjnë avantazh.
Kualifikime të tjera:
- Të zotërojë mbi 8 vite eksperiencë në industri të njëjtë të dokumentuar në pozicione manaxheriale;
- Eksperiencë e provuar në menaxhimin e projekteve të investimit ndërtimor nga faza e projektimit deri në dorëzim, përfshirë menaxhimin e kontratave dhe buxheteve.
- Eksperienca në projekte komplekse si marina, porte turistike, zhvillime waterfront ose projekte infrastrukturore bregdetare përbën avantazh.
- Njohuri të forta mbi proceset e lejeve të ndërtimit, legjislacionin përkatës, standardet teknike dhe praktikat e industrisë.
- Aftësi të zhvilluara në kontrollin e kostove, analizën financiare dhe finalizimin e projektit ne kohe dhe brenda buxhetit te miratuar.
- Aftësi të forta analitike, zgjidhjeje problemesh dhe vendimmarrjeje, me qasje proaktive dhe të orientuar drejt rezultateve.
- Aftësi shumë të mira organizative, planifikuese dhe koordinuese, me kapacitet për të menaxhuar procese dhe ekipe ndërfunksionale.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negociimi dhe menaxhimi marrëdhëniesh me palët e interesuara në të gjitha nivelet.
- Aftësi për të analizuar dhe interpretuar projekte teknike, kontrata dhe dokumentacion ligjor.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të BE-së përbën avantazh).
- Njohuri shumë të mira të MS Project / Zoho Project Management, paketës MS Office dhe programeve CAD.
- Integritet profesional, vëmendje ndaj detajeve dhe orientim i lartë ndaj cilësisë.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...00003903020/Project-Manager?source=CareerSite
Afati i aplikimit: 18/03/2026
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Apply WhatsApp