Program Manager
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Arkitekture
- Inxhinieri
- Menaxhim Biznesi
- Menaxhim strategjik | Drejtues
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Menaxher Programi
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i Programit është përgjegjës për drejtimin strategjik, koordinimin dhe menaxhimin e integruar të një Programi Investimi Ndërtimor, i cili përbëhet nga disa projekte të ndërlidhura. Programi mund të përfshijë komponentë që tejkalojnë kufijtë e projekteve individuale, duke kërkuar vizion të integruar, lidership ekzekutiv dhe orientim të fortë drejt rezultateve.
Qëllimi i rolit është të sigurojë realizimin e objektivave strategjike të kompanisë përmes menaxhimit të koordinuar të projekteve, optimizimit të burimeve, kontrollit të riskut dhe maksimizimit të performancës financiare dhe operacionale të Programit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

- Zhvillon strategji biznesi me cilësi të lartë si dhe kujdeset që këto strategji të jenë në linjë të drejtë me objektivat afatgjatë dhe afatshkurtër, të paracaktuara në Planin e Biznesit.
- Udhëheq dhe motivon vartësit me qëllim rritjen e angazhimit të tyre në kuadër të krijimit të një stafi menaxherial me performancë të lartë;
- Mbikëqyr të gjitha operacionet dhe aktivitetet e Programit Ndërtimor për të siguruar rezultatet e dëshiruara;
- Ndërmerr vendime strategjike për të çuar përpara Programin si dhe nxit rritjen e të ardhurave të kompanisë;
- Siguron zbatimin e udhëzimeve ligjore dhe politikave të brendshme për të ruajtur përputhshmërinë ligjore dhe etikën e biznesit;
- Analizon raportet financiare dhe operacionale të Programit, duke monitoruar shpenzimet dhe performancën financiare për të identifikuar devijime dhe për të propozuar masa korrigjuese;
- Ndërton marrëdhënie besimi me partnerët kryesorë dhe palët e interesuara si dhe vepron si një pikë kontakti për kompaninë;
- Menaxhon aktivitetet e programit me synimin e arritjes së objektivave të përcaktuara në marrëveshjet përkatëse të financimit të tyre;
- Përgatit dhe monitoron Master Planin e aktiviteteve të Programit, duke përfshirë planifikimet vjetore, gjashtëmujore dhe tremujore dhe duke i përditësuar ato sipas progresit të projekteve
- Përgatit buxhetin vjetor te konsoliduar te programit dhe planet e investimeve;
- Menaxhon burimet financiare dhe njerëzore të programit;
- Menaxhon riskun;
- Raporton tek Drejtori Ekzekutiv sipas periudhave dhe formatit të përcaktuar në dokumentet e Projektit;
- Analizon situata dhe ngjarje problematike dhe ofron zgjidhje për të siguruar fitimin dhe mbarvajtjen e Programit;
- Zhvillon një staf menaxhimi të aftë për të konsoliduar suksesin afatgjatë të Programit;
- Koordinon dhe integron kontributin e strukturave funksionale të përfshira në realizimin e Programit të Investimit;
- Përcakton dhe propozon objektivat në nivel projekti;
- Garanton marrjen e aprovimit nga CEO për gjithë rastet që përcaktohën në procedurat respektive të projekteve të programit;
- Monitoron krijimin e ekipit dhe performancën e tyre;
- Monitoron dhe garanton ekzekutimin e projekteve të miratuara sipas specifikimeve, standardeve, kostos, afatit;
- Rishikon raportet e aktiviteteve dhe deklarimet financiare për të përcaktuar progresin dhe statusin e arritjes së objektivave;
- Rishikon objektivat dhe planet në përputhje me kushtet e reja;
- Vlerëson performancën e PM-ve te programit për realizimin në përputhje me politikat e vendosura, objektivat e kompanisë dhe kontributin e tyre në arritjen e këtyre objektivave;
- Propozon nivelet e bonusit dhe përfitimeve për çdo punonjës;
- Jep vlerësim pranë drejtuesit të strukturavepër specialistët e alokuar në funksion të Programit;
- Jep vlerësim në bazë vjetore pranë CEO për performancën e strukturave funksionale të alokuara pranë Programit;
- Përfaqëson kompaninë/Programin në sesione, mbledhje të komiteteve drejtuese dhe në funksionet formale;
- Prezanton raportin e kompanisë/Programit në takimet mujore dhe vjetore pranë bordit te Real Estate;
- Monitoron performancën financiare dhe cash flow të Programit përmes raporteve periodike dhe siguron përputhjen me planet e investimit.
- Identifikon, vlerëson dhe menaxhon risqet e projektit, duke marrë masa parandaluese dhe korrigjuese për minimizimin e dëmeve, humbjeve dhe abuzimeve.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë, Inxhinieri, Menaxhim Biznesi
Eksperience Pune:Minimum 15 vite eksperiencë të dokumentuar në menaxhim projektesh, përfshirë pozicione drejtuese;
Kualifikime të tjera:
Kompetenca teknike
Eksperience Pune:Minimum 15 vite eksperiencë të dokumentuar në menaxhim projektesh, përfshirë pozicione drejtuese;
Kualifikime të tjera:
Kompetenca teknike
- Eksperiencë e provuar në menaxhimin e disa projekteve njëkohësisht nga faza e konceptimit deri në dorëzim.
- Njohuri të thella për hartimin, monitorimin dhe ekzekutimin e kontratave dhe buxheteve të projekteve
- Njohje e legjislacionit për ndërtimin, lejeve të ndërtimit, standardeve teknike dhe praktikave më të mira në industri.
Kompetenca menaxheriale
- Kapacitet për të identifikuar rreziqet, mundësitë dhe për të marrë vendime efektive në kohë.
- Aftësi për të ndjekur progresin e projekteve dhe për të përgatitur raporte për menaxhmentin e lartë.
- Optimizim i përdorimit të burimeve njerëzore dhe materiale në mënyrë efikase për të arritur objektivat.
Kompetenca ndërpersonale
- Aftësi për të komunikuar qartë me te gjitha palët e përfshira ne projekte.
- Aftësi për të negociuar kontrata dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet që lindin gjatë projekteve.
- Përkushtim për të siguruar dorëzimin në kohë, brenda buxhetit dhe me standarde të larta cilësie.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...00003903039/Program-Manager?source=CareerSite
Afati i aplikimit: 18/03/2026
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Apply WhatsApp