• Prishtine, ofrohet vend pune Drejtor i Zhvillimit të Biznesit, NOA Kosovë

Prishtine
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Drejtor i Zhvillimit të Biznesit, NOA Kosovë

Qëllimi i punës:


Të përmbushë objektivat e biznesit të kompanise nëpërmjet manaxhimit dhe zhvillimit të një force shitëse profesionale, ndërtimit të rrjeteve shitëse të përshtatshme për modelin e biznesit, ofrimin e produkteve dhe shërbimeve financiare, si dhe ato këshillimore në përputhje me kërkesën konsumatore dhe politikat e kompanisë.


Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:


  1. Vepron si anëtar kyc i skuadrës Drejtuese në ndërtimin dhe arritjen e planit të biznesit të kompanisë, në zbatim të misionit zhvillimor dhe vizionit afatgjatë të kompanisë, duke informuar dhe ndërmarrë veprime mbi çështjet kyçe të biznesit.
  2. Qëndron i informuar në çdo kohë mbi ecurinë dhe nevojat e tregut, zhvillimet e konkurrencës, politikat lokale apo rajonale, duke vlerësuar ndikimin në ecurinë e biznesit dhe duke ndërmarrë veprime mbi çështjet kyçe.
  3. Siguron që prezenca e NOA-s në treg maksimizohet nëpërmjet një plani të vazhdueshëm komunikimi dhe të marrëdhënieve me publikun, si dhe nëpërmjet njohjes së brandit;
  4. Propozon produkte dhe shërbime në përputhje me planin e biznesit të cilat janë “gati për tregun” dhe që i lejojnë NOA-s të konkurrojë plotësisht dhe të zbatojë misionin e saj të përfshirjes financiare;
  5. Drejton Departamentin e Shitjes me një plan veprimi vjetor, në përputhje me planin e përgjithshëm të biznesit dhe siguron ekzistencën e një sistemi të shendetshëm të objektivave, të jenë SMART, motivues dhe të drejtë për çdo punonjës.
  6. Rekruton dhe zhvillon një forcë shitëse e cila është e gatshme dhe e aftë për të arritur objektivat në çdo kohë, të përthithë vizionin e kompanisë dhe të aplikojë principet dhe vlerat e saj.
  7. Siguron që çdo punonjës ka një qartësi të plotë në ecurinë e tij të karrierës brenda kompanisë, në përputhje me planet e zhvillimit dhe trajnimit. Vepron në çdo moment si "coacher” I çdo punonjësi brenda kompanisë.
  8. Siguron se stafi i shitjeve dhe i marketingut janë në gjendje të prezantojnë qëllimin dhe misionin e kompanisë, si dhe të transmetojnë vlerat kryesore të saj kundrejt palëve të treta;
  9. Siguron përputhshmëri absolute brenda funksionit të shitjeve dhe marketingut me vlerat dhe parimet e qeverisjes së mirë korporative;
  10. Ndërton dhe përmirëson paketën e raportimit dhe analizës së performancës së shitjeve në të gjitha detajet, në mënyrë që të sigurojë vendimmarrje të shpejtë;
  11. Përfaqëson kompaninë tek palët e treta, sipas delegimeve të dhëna nga CEO.


Kërkesat për pozicionin:


  1. Diplomë Master në Administrim Biznesi apo fusha të tjera të ngjashme;
  2. 5+ vjet përvojë post kualifikim të fituar në mjedise komplekse biznesi, duke sjellë ndërgjegjësim multidisiplinar;
  3. Aftësi për të udhëhequr një kulturë të “orientuar drejt klientit”, duke kontribuar në iniciativat për të qenë më afër klientit në mënyrë që të maksimizohet ri financimi, përsëritja e biznesit dhe rritja e eksperiencës së klientit etj.;
  4. Përvojë në ndërtimin e një skuadre të suksesshme shitjeje udhëheqjen e një kulture përmirësimi dhe zhvillimi
  5. Aftsi ndërtimin e një strategjie marketingu te suksesshme;
  6. Aftësi në formulimin e ideve për rritjen e biznesit të cilat miratohen dhe janë të suksesshme;
  7. Përvojë për të promovuar kompaninë në një audience të gjerë;
  8. Ekspertizë e shëndoshë në financat e biznesit.


Si të aplikoni:

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 10 Prill 2023, në adresën e emailit humanresources@noafin.al.
Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 


Apply
Back
Top