• Pozicion Vakant | Planning Engineer

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Planning Engineer
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Planning Engineer suporton Menaxherin e Planifikimit dhe Raportimit në detyrat e përditshme me focus grumbullimin e informacionit sipas ecurisë së projekteve, planifikimin, gjenerimin e raporteve mujore periodike të projekteve si dhe detyrave të tjera që Njësia e Planifikimit dhe Raportimit kryen.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
:
  • Grumbullon informacion mbi ecurincë e projektit dhe organizimin e tij në sharefolder;
  • Azhornon grafikun e punimeve në bashkëpunim me stafin e projektit;
  • Përpilon raportet mujore/peroidike të projektit;
  • Harton raportet në fund të çdo projekti mbi ecurinë, problematikat dhe konkluzionet;
  • Ndan stafin teknik në projektet përkatëse;
  • Asiston Manaxherin me marëdhëniet e bashkëpunimit që ai ka me stafin e departamenteve të tjera dhe kantiereve në funksion të projektit;
  • Asiston Manaxherin mbi manaxhimin e të drejtave për sistemin QNAP NAS;Adreson problematikat në perdorim të Sistemit Navision dhe linjën e trajnimeve të stafit për këtë system;
  • Asiston Manaxherin mbi trajnimet vjetore dhe shpërdarjen e tyre në të gjitha linjat e structures organizative;
  • Detyra të tjera që I ngarkohen nga Manaxheri i njësisë;
Edukimi: Të zotërojë diplomë master në Inxhinieri Ndertimi.
Kualifikime të tjera:
  • Të paktën 2-5 vjet eksperiencë pune në industri të njëjtë të dokumentuar për pozicionet përkatëse;
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
  • Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat;
  • Komunikim i shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.
  • Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etj.
  • Njohuri në përdorimin e programit Revit përbën përparësi;
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit ne linkun Mane TCI - Planning Engineer in Tirane (zohorecruit.eu)
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati i dorëzimit: 25/04/2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top