• Pozicion Vakant|Koordinator Projekti| Mane TCI

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Koordinator Projekti
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Koordinatori i Projektit/Zhvillimit do të jetë përgjegjës për mbështetjen e projekteve të pronave të paluajtshme, koordinimin e aktiviteteve dhe rezultateve të projektit, menaxhimin e afateve kohore dhe administrimin e të gjitha aspekteve të projekteve të para-zhvillimit dhe ndërtimit. Koordinatori ka për detyrë mbajtjen e marrëdhënies me klientët e vilave, përshtatja e kërkesave të tyre si dhe raportimin përkatës. Ai njeh shumë mirë projektin dhe specifikimet e tij, përgatit vizatimet arkitekturore, përgatit paketat e tenderimit, programonproceset e punimeve arkitekturore, koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore, mbikëqyrë cilësinë e punimeve dhe afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve. Suporton në përgatitjen e propozimeve për vendimmarrje, drejton procesin e dokumentacionit nga marrja e projektit, fazat e kundërshtimit, kontrollet e devijimeve, paraqitjet e projekteve dhe marrja e konfirmimeve të lejeve të ndërtimit deri në ndërtim.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Mban korrespodencë dhe dokumenton informacionet e shkruara;
  • Përgatit materialet për Raportet Periodike të projekteve;
  • Përgatit shkresat zyrtare me palët e treta, pronarët, zhvilluesit, nënkontraktorët etj;
  • Plotëson pozicionin e arkitektit të klientit për projektet pjesë e portofolit të Menaxherit të Investimeve, si:
-Mbajtjen e marrëdhënies me klientët e njësive, përshtatjen e kërkesave të tyre si dhe raportimin përkatës,
-Të njohë shumë mirë projektin dhe specifikimet e tij,
-Përgatit vizatimet arkitekturore sipas kërkesave të klientit,
-Përgatit paketat e tenderimit,
-Programon proceset e punimeve arkitekturore,
-Koordinon me stafin e kantiereve për punimet e kërkuara, verifikon realizimin e tyre dhe mbikëqyr cilësinë e punimeve sipas afateve të paracaktuara;

  • Suport në ndjekjen e grafikut të punimeve të dakordësuar më herët me kompaninë ndërtuese, përpilon raportin për mbarëvajtjen e punimeve;
  • Suport në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për tenderim;
  • Suport në përgatitjen e dosjeve me materiale tekniko ligjore për projektet;
  • Suport në ndjekjen e afateve të kontratave dhe përgatitjen e dokumentacionit për realizimin e mbajtjes së penalitit nga palët;
  • Suport në procesin e përgatitjes së dokumentacionit për kolaudim, leje përdorimi apo hipotekim të projektit;
  • Bashkëpunon me strukturat e tjera të shoqërisë për ndjekjen teknike të projekteve apo me kompani të tjera ndërtuese/ nënkontraktore/ konsulentë të jashtëm;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen nga Menaxheri i Investimeve.

Edukimi: Të zotërojë diplomë Master në Arkitekturë
Kualifikime të tjera:

  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 vjet në projektim;
  • Preferohet të ketë eksperiencë në zbatim/supervizim projektesh;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur;
  • Njohuri të mira në programin Autocad;
  • Shkallë e lartë etike profesionale dhe integriteti;
  • Aftësi komunikimi të shkëlqyera me shkrim dhe të folur;
  • Të ketë kompetenca teknike në lidhje me detyrat dhe përgjegjësitë e punës
  • Aftësi për të punuar në grup.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre, portofolin e projekteve dhe letrën e motivimit në hr@manetci.al

Afati i dorëzimit: 29/04/2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top