Pozicion Vakant|Koordinator Projekti| Mane TCI
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Arkitekture
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Pozicioni: Koordinator Projekti
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Koordinatori i Projektit/Zhvillimit do të jetë përgjegjës për mbështetjen e projekteve të pronave të paluajtshme, koordinimin e aktiviteteve dhe rezultateve të projektit, menaxhimin e afateve kohore dhe administrimin e të gjitha aspekteve të projekteve të para-zhvillimit dhe ndërtimit. Koordinatori ka për detyrë mbajtjen e marrëdhënies me klientët e vilave, përshtatja e kërkesave të tyre si dhe raportimin përkatës. Ai njeh shumë mirë projektin dhe specifikimet e tij, përgatit vizatimet arkitekturore, përgatit paketat e tenderimit, programonproceset e punimeve arkitekturore, koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore, mbikëqyrë cilësinë e punimeve dhe afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve. Suporton në përgatitjen e propozimeve për vendimmarrje, drejton procesin e dokumentacionit nga marrja e projektit, fazat e kundërshtimit, kontrollet e devijimeve, paraqitjet e projekteve dhe marrja e konfirmimeve të lejeve të ndërtimit deri në ndërtim.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
-Të njohë shumë mirë projektin dhe specifikimet e tij,
-Përgatit vizatimet arkitekturore sipas kërkesave të klientit,
-Përgatit paketat e tenderimit,
-Programon proceset e punimeve arkitekturore,
-Koordinon me stafin e kantiereve për punimet e kërkuara, verifikon realizimin e tyre dhe mbikëqyr cilësinë e punimeve sipas afateve të paracaktuara;
Edukimi: Të zotërojë diplomë Master në Arkitekturë
Kualifikime të tjera:
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre, portofolin e projekteve dhe letrën e motivimit në hr@manetci.al
Afati i dorëzimit: 29/04/2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

- Mban korrespodencë dhe dokumenton informacionet e shkruara;
- Përgatit materialet për Raportet Periodike të projekteve;
- Përgatit shkresat zyrtare me palët e treta, pronarët, zhvilluesit, nënkontraktorët etj;
- Plotëson pozicionin e arkitektit të klientit për projektet pjesë e portofolit të Menaxherit të Investimeve, si:
-Të njohë shumë mirë projektin dhe specifikimet e tij,
-Përgatit vizatimet arkitekturore sipas kërkesave të klientit,
-Përgatit paketat e tenderimit,
-Programon proceset e punimeve arkitekturore,
-Koordinon me stafin e kantiereve për punimet e kërkuara, verifikon realizimin e tyre dhe mbikëqyr cilësinë e punimeve sipas afateve të paracaktuara;
- Suport në ndjekjen e grafikut të punimeve të dakordësuar më herët me kompaninë ndërtuese, përpilon raportin për mbarëvajtjen e punimeve;
- Suport në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për tenderim;
- Suport në përgatitjen e dosjeve me materiale tekniko ligjore për projektet;
- Suport në ndjekjen e afateve të kontratave dhe përgatitjen e dokumentacionit për realizimin e mbajtjes së penalitit nga palët;
- Suport në procesin e përgatitjes së dokumentacionit për kolaudim, leje përdorimi apo hipotekim të projektit;
- Bashkëpunon me strukturat e tjera të shoqërisë për ndjekjen teknike të projekteve apo me kompani të tjera ndërtuese/ nënkontraktore/ konsulentë të jashtëm;
- Detyra të tjera që i ngarkohen nga Menaxheri i Investimeve.
Edukimi: Të zotërojë diplomë Master në Arkitekturë
Kualifikime të tjera:
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 vjet në projektim;
- Preferohet të ketë eksperiencë në zbatim/supervizim projektesh;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur;
- Njohuri të mira në programin Autocad;
- Shkallë e lartë etike profesionale dhe integriteti;
- Aftësi komunikimi të shkëlqyera me shkrim dhe të folur;
- Të ketë kompetenca teknike në lidhje me detyrat dhe përgjegjësitë e punës
- Aftësi për të punuar në grup.

Apply