• Pozicion Vakant | Inxhinier/e Zyre

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Inxhinier Zyre
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri i Zyrës përgatit raporte të ndryshme të punimeve, ofron asistencë në kontrollin dhe përgatitjen e situacioneve që lidhen me projektin.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
-Detyra të Zbatimit:
  • Mban korrespondencë me inxhinierët në zbatim dhe dokumenton informacionin e shkruar dhe fazat e punimeve;
  • Përgatit ditarin e raportit të punimeve dhe raporton tek MD/PM, inxhinierët e kantierit dhe inxhinierët e tjerë të përfshirë në projekt;
  • Suporton në përgatitjen e dosjeve të dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit;
  • Suporton në përgatitjen e situacioneve mujore për punimet totale dhe progresive të kryera në objekte nga secili nënkontraktor;
  • Suporton në përgatitjen e preventivave të punimeve shtesë;
  • Suporton në procesin e përgatitjes së dokumentacionit për kolaudim, ndjek komunikimin me institucionet sipas kërkesës së zyrës qendrore dhe PM;
  • Detyra të tjera administrative, në lidhje me dokumentimin e informacioneve teknike që vijnë nga inxhinierët;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen;

-Detyra administrative të Burimeve Njerëzore:
  • Përgatit orët përmbledhëse të punës dhe të dhëna të tjera për stafin, dërgon prezencën e stafit në Departamentin e Burimeve Njerëzore;
  • Evidenton lejet vjetore të stafit, mungesat ditore, raporte etj.;
  • Përcjell tek stafi i kantierit rregulla ose udhëzime të ardhura nga Departamenti i Burimeve Njerëzore;
  • Planifikon nevojat në kantier, harton urdhër-kërkesa dhe ndjek miradministrimin e shpërndarjes së kancelarive.


Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi

Kualifikime të tjera:
  • Eksperiencë pune të ngjashme;
  • Të ketë kompetenca teknike të lidhura me punën;
  • Aftësi të mira në kontroll, organizim, raportim;
  • Të ketë dëshirë për të implementuar gjëra të reja;
  • Aftësi të mira komunikuese me shkrim dhe gojë;
  • Njohuri të mira në paketën Office dhe programe të tjera të lidhura me punën.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun : Mane TCI - Inxhinier Zyre in Tirana (zohorecruit.eu)
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati i dorëzimit: 20/04/2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top