• Pozicion Vakant| Drejtues Kantieri | Mane TCI

Himare
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
POZICION VAKANT
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Drejtues Kantieri
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Palasë/Vlorë

Përmbledhja e Pozicionit: Drejtuesi i Kantierit është përgjegjës për zhvillimin dhe përfundimin e projektit. Në funksion të këtij qëllimi, drejtuesi i kantierit duhet të përmbushë përgjegjësi dhe detyra menaxheriale, organizative, mbikëqyrëse, koordinuese e vendimmarrëse.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Merr pjesë së bashku me PM në përgatitjen dhe menaxhimin e buxhetit të projektit;
  • Përgatit dhe menaxhon grafikun e punimeve dhe ndjekjen e ecurisë së tij;
  • Ndjek zbatimin e punimeve në këtë projekt në përputhje të plotë me projektet e miratuara, direktivat dhe standardet e kompanisë, si dhe në përputhje me KTZ;
  • Kontrollon dhe miraton situacionin përmbledhës mujor;
  • Menaxhon strukturën tekniko-administrative të projektit;
  • Përpilimin e pjesës teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standartet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit;
  • Përcaktimin e shtojcave të kontratës (Urdhër-Ndryshimet) dhe sigurimin e bashkëngjitjes së tyre me kontratën;
  • Monitorimin e vazhdueshëm të kontratave;
  • Aprovimin e penaliteteve;
  • Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
  • Garantimin e zbatimit të procedurave tekniko-administrative të kompanisë;
  • Siguron dokumentimin në të gjitha fazat e projektit. Përgatit plane afatshkurtra në varësi të progresit të projektit;
  • Siguron që cilësia e punimeve është sipas standardeve të duhura duke mbikëqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në të gjithë kantierin;
  • Siguron që të gjitha kërkesat dhe/ose objektivat e projektit janë të dokumentuara siç duhet;
  • Siguron që dokumentacioni i projektit të jetë i plotë dhe aktual;
  • Siguron asistencë administrative dhe inxhinerike tek sipërmarrësit e ndërtimeve, tek kontraktuesit, për të zgjidhur paqartësitë dhe problemet, si dhe siguron përfundimin e suksesshëm të projektit;
  • Përgatitjen e raporteve periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
  • Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij;
  • Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave;
  • Orienton vartësit në procesin e punës, jep feedback në mënyrë të vazhdueshme për ta;
  • Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistencë teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës;
  • Në bashkëpunim me BNJ, përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkte të tij dhe miraton vlerësimin e performancës për nivelin e dytë e të tretë të organizimit të departamentit;
  • Propozon ngritje në detyrë dhe promovime të personelit që kanë rritje profesionale në punë, duke e shoqëruar me vlerësimet përkatëse ose dhe raste demotivimi për punonjës që kanë shkelur standardet e punës me pasojë penalizmin e tyre;
  • Në rastet kur kantieri nuk ka të përcaktuar një Përgjegjës Teknik, ky rol do të ndiqet nga Drejtuesi i Kantierit;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen.

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti (Niveli Master) në Inxhinieri Ndërtimi.

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 10 vjet;
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese dhe komunikuese;
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontratat, procedurat dhe manualet teknike;
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
  • Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, për të përgatitur raporte;
  • Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
  • Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT etj.)

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000000680037/Drejtues-Kantieri?source=CareerSite
Në përfundim të procesit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati i dorëzimit: 24/01/2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top