Pozicion Vakant| Drejtues Kantieri | Mane TCI
- Himare
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
POZICION VAKANT
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Pozicioni: Drejtues Kantieri
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Palasë/Vlorë
Përmbledhja e Pozicionit: Drejtuesi i Kantierit është përgjegjës për zhvillimin dhe përfundimin e projektit. Në funksion të këtij qëllimi, drejtuesi i kantierit duhet të përmbushë përgjegjësi dhe detyra menaxheriale, organizative, mbikëqyrëse, koordinuese e vendimmarrëse.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti (Niveli Master) në Inxhinieri Ndërtimi.
Kualifikime të tjera:
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000000680037/Drejtues-Kantieri?source=CareerSite
Në përfundim të procesit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati i dorëzimit: 24/01/2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

- Merr pjesë së bashku me PM në përgatitjen dhe menaxhimin e buxhetit të projektit;
- Përgatit dhe menaxhon grafikun e punimeve dhe ndjekjen e ecurisë së tij;
- Ndjek zbatimin e punimeve në këtë projekt në përputhje të plotë me projektet e miratuara, direktivat dhe standardet e kompanisë, si dhe në përputhje me KTZ;
- Kontrollon dhe miraton situacionin përmbledhës mujor;
- Menaxhon strukturën tekniko-administrative të projektit;
- Përpilimin e pjesës teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standartet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit;
- Përcaktimin e shtojcave të kontratës (Urdhër-Ndryshimet) dhe sigurimin e bashkëngjitjes së tyre me kontratën;
- Monitorimin e vazhdueshëm të kontratave;
- Aprovimin e penaliteteve;
- Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
- Garantimin e zbatimit të procedurave tekniko-administrative të kompanisë;
- Siguron dokumentimin në të gjitha fazat e projektit. Përgatit plane afatshkurtra në varësi të progresit të projektit;
- Siguron që cilësia e punimeve është sipas standardeve të duhura duke mbikëqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në të gjithë kantierin;
- Siguron që të gjitha kërkesat dhe/ose objektivat e projektit janë të dokumentuara siç duhet;
- Siguron që dokumentacioni i projektit të jetë i plotë dhe aktual;
- Siguron asistencë administrative dhe inxhinerike tek sipërmarrësit e ndërtimeve, tek kontraktuesit, për të zgjidhur paqartësitë dhe problemet, si dhe siguron përfundimin e suksesshëm të projektit;
- Përgatitjen e raporteve periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
- Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij;
- Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave;
- Orienton vartësit në procesin e punës, jep feedback në mënyrë të vazhdueshme për ta;
- Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistencë teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës;
- Në bashkëpunim me BNJ, përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkte të tij dhe miraton vlerësimin e performancës për nivelin e dytë e të tretë të organizimit të departamentit;
- Propozon ngritje në detyrë dhe promovime të personelit që kanë rritje profesionale në punë, duke e shoqëruar me vlerësimet përkatëse ose dhe raste demotivimi për punonjës që kanë shkelur standardet e punës me pasojë penalizmin e tyre;
- Në rastet kur kantieri nuk ka të përcaktuar një Përgjegjës Teknik, ky rol do të ndiqet nga Drejtuesi i Kantierit;
- Detyra të tjera që i ngarkohen.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti (Niveli Master) në Inxhinieri Ndërtimi.
Kualifikime të tjera:
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 10 vjet;
- Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese dhe komunikuese;
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontratat, procedurat dhe manualet teknike;
- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
- Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, për të përgatitur raporte;
- Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
- Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT etj.)

Apply