• Pozicion Vakant| Drejtues Kantieri Green Coast MGallery Hotel | Mane TCI

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
POZICION VAKANT
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Drejtues Kantieri Green Coast MGallery Hotel
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Palasë

Përmbledhja e Pozicionit:
Projekti kurorëzon një marrëveshje të Grupit BALFIN me gjigandin botëror të hotelerisë, Accor dhe do të jetë një hotel butik, pjesë e MGallery Hotel Collection. Accor është prezent në 110 vende të botës, me 5100 hotele të reflektuara në 39 marka të ndryshme. Ndërtimi i hotelit do të ndjekë procedura dhe standarde ndërkombëtare sipas teknologjive më bashkëkohore dhe sipas standardeve të markave të Accor, në bashkëpunim të ngushtë me këtë operator, si dhe me disa studio të huaja.
Drejtuesi i Kantierit është përgjegjës për zhvillimin dhe përfundimin e projektit dhe në funksion të këtij qëllimi, duhet të përmbushë përgjegjësi dhe detyra menaxheriale, organizative, mbikëqyrëse, koordinuese dhe vendimmarrëse.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Përgatit dhe menaxhon buxhetin e projektit;
  • Menaxhon devijimet në projekt;
  • Përgatit dhe menaxhon grafikun e punimeve dhe ndjekjen e ecurisë së tij;
  • Ndjek realizimin e punimeve në përputhje me standardet e kompanisë dhe KTZ;
  • Kontrollon dhe miraton situacionin përmbledhës mujor;
  • Menaxhon strukturën tekniko-administrative të projektit;
  • Përpilon pjesën teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standardet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit;
  • Përcakton shtojcat e kontratatave (Urdhër Ndryshimet) dhe sigurimin e bashkëngjitjes së tyre me kontratën;
  • Monitoron në mënyrë të vazhdueshme kontratat, si dhe aprovon penalitetet;
  • Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
  • Garanton zbatimin e procedurave tekniko-administrative të shoqërisë;
  • Siguron dokumentimin në të gjitha fazat e projektit, si dhe përgatit plane afatshkurtra në varësi të progresit të projektit;
  • Siguron që cilësia e punimeve është sipas standardeve të duhura duke mbikëqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve;
  • Siguron që të gjitha kërkesat dhe/ose objektivat e projektit janë të dokumentuara siç duhet;
  • Siguron që dokumentacioni i projektit të jetë i plotë dhe aktual;
  • Siguron asistencë administrative dhe inxhinierike tek sipërmarrësit e ndërtimeve, tek kontraktuesit, për të zgjidhur paqartësitë dhe problemet dhe siguron përfundimin me sukses të projektit;
  • Përgatit raporte periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
  • Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte;
  • Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave;
  • Në bashkëpunim me Burimet Njerëzore, përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkte të tij dhe miraton vlerësimin e performancës për nivelin e dytë dhe të tretë të organizimit të departamentit;
  • Propozon ngritje në detyrë dhe promovime të personelit që ka rritje profesionale në punë duke e shoqëruar edhe me vlerësimet përkatëse;
  • Ndjekja e periudhës së garancisë së defekteve kundrejt investitorit;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti (Niveli Master) në Inxhinieri Ndërtimi.
Kualifikime të tjera:
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 10 vjet;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (e shkruar dhe e folur);
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese dhe komunikuese;
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontratat, procedurat dhe manualet teknike;
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
  • Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, për të përgatitur raporte;
  • Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
  • Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT etj.)
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit brenda datës 17 Janar 2022 në link: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs...-Green-Coast-MGallery-Hotel?source=CareerSite
Në përfundim të procesit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati i dorëzimit: 17/01/2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top