Operator i qëndrës së monitorimit
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Operatore makinerie / fabrike
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

“S&D Invest” është një nga kompanitë e mirënjohura në fushën e manaxhimit dhe administrimit të pronës së përbashkët. Themeluar që në vitin 2008 S&D Invest menaxhon rezidencat dhe resortet turistike duke zhvilluar ambjente funksionale, të sigurta, të pastërta, të gjelbërta etj, të cilat ndikojnë në cilësinë e jetëses në komunitet.
Kompania po kërkon për punonjës në pozicionin:
Operator i qëndrës së monitorimit
Përshkrim i përgjithshëm
Operator i qëndrës së monitorimit është përgjegjës për monitorimin e sistemit të kamerave dhe sistemeve të alarmit duke raportuar në kohë informacionet e dhëna sipas procedurave të kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Monitoron sistemet e alarmit dhe ato të kamerave.
- Kryen shërbimin me turne, gjatë gjithë ditëve të javës, në qëndrën e monitorimit të rezidencës.
- Bashkëpunon me qëndrën operatore të SHRSF-se duke kordinuar për monitorimin e kryerjes së shërbimit nga punonjësit e sigurisë si dhe kontrollin e objekteve me grupet e gatshme të SHRSF-je.
- Realizon komunikimet përkatëse duke njoftuar personat përgjegjës për raste emergjente.
- Evidenton në librat e shërbimit të gjitha detajet e ngjarjeve të ndodhura si dhe udhëzimet e dhëna nga Drejtuesit.
- Jep informacione përmes telefonit për temat për te cilat jane te interesuar banoret apo telefonues të ndryshëm.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
- Përbën avantazh eksperienca në sektorin e ngjashëm.
- Aftësi të mira komunikuese, ndërpersonale dhe organizative.
- Të ketë njohuri të mira të ‘’Paketës Office’’.
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze dhe Italiane.
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre deri më datë 30.12.2020 në adresën email: hr@kodraediellit.com
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply