• Ofroj vend pune SPECIALIST SHITJESH Kategoria e Ushqimit per Femije Per zonen e Veriut

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicioni i punes – Specialiste Shitjesh per Kategorine Ushqimit Per Femije per zonen e Veriut

“KOSMONTE FOODS TIRANA” sh.p.k, kompani lider ne treg ushtron aktivietin e saj ne fushen e importit dhe distribuimin e produkteve ushqimore ne Shqiperi, Kosove, Gjermani dhe Dubai. Te pranishem ne tregun kombetar dhe nderkombetar, per klientin tone ne ofrojme Tregun e markave kryesore nderkombetare, te kualitetit te larte dhe me cmim konkurues.“Kosmonte Foods Tirana”, ofron pune te rregullt brenda dhe jashte vendit, te qendrueshme dhe me kontrate afatgjate, shperblime dhe bonuse ne baze te performances dhe realizimeve. Kjo shoqeri shpall konkursin per pozicionin e punes:Specialist Shitjesh per Kategorine Ushqimit Per Femije per zonen e Veriut.

Pershkrimi i Punes
Planifikon, organizon dhe drejton sistemin e shperndarjes ne te gjithe territorin e zones perkatese vetem per Kategorine Ushqimit Per Femije.
Paraqet dhe ndjek vazhdimisht realizimin e target-it mujor per brandin nen pergjegjesi.
Merr porosite ne zonen e caktuar;
Dorezon produktet e porositur duke kryer gjitha procedurat e nevojshme dhe te perfundoj cdo transaksion sipas proceseve te kerkuara nga kompania;
Eshte pergjegjese per Shitjet për klientët e mëdhenj, zgjerimin e tregut dhe rritjen e nivelit të shitjeve sipas objektivave te percaktuara nga Drejtori i Pergjithshem,
Mbledh informacionin e nevojshem nga tregu per konkurrencen, aktivitetet e tyre si dhe per fenomenin paralel te importit,
Negocion kur hapet nje klient i ri, per listen e produkteve, vendosjen e tyre, shitjen dhe kushtet me te cilat do te mbyllet ky bashkepunim,
Merr pjese ne negocime me klientet potencial
Monitoron ne menyre te vazhdueshme faturat e hapura per klientet,
Mbledh informacion dhe jep orientim dhe zgjidhje per datat e skadences per produktet,
Verifikon produktet me qarkullim te ulet dhe jep sugjerime per shitjen e tyre ne menyren me te shpejte per te parandaluar skadencen e tyre,
Ndjek ne baze ditore arketimet dhe klientet problematik me vonesa,
Mban kontakte te vazhdueshme me klientet

Kualifikime/ Kerkesa:

Arsimi i i lartë (Dega Farmaci, Mjekesi përbëjne avantazh),
Eksperienca të ngjashme në fushën e shpërndarjes, distribucionit në tregun shqiptar,
Të posedojë leje drejtimi automjeti (tipi B).

Duhet t'i permbahet ketyre rregullave:
Të jetë korreket dhe e disiplinuar në menaxhimin e produktit nen pergjegjesi direkte,
Aftësi të mira komunikuese,
Aftësi të mira tregtimi dhe negocimi,
Aftësi për të menaxhuar kohën në terren,
Aftësi të mira organizative në zgjidhjen e situatave të ndryshme në treg,
Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes.
Te karakterizohen nga ndershmeria, integriteti dhe korrektesia.
Te kene aftesi organizative, kreative dhe te ndihmojne ne dhenien e ideve te reja.
Te eci me te njejtin hap me qellimet dhe synimet e kompanise.
Te ruaj konfidencialitetin dhe te kete etike te larte profesionale


Shenime:
Ky pershkrim pune nuk eshte gjitheperfshires. Punemarresi mund te kryej dhe detyra te tjera per plotesimin e nevojave te kompanise.
· Te gjithe te interesuarit duhet te dergojne CV, si dhe te percaktojne pozicionin per te cilen aplikojne, ne email: apliko@kosmontefoods.al ;
· Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do te njoftohen per interviste.
· Emeroni CV-ne sipas ketij formati (emer [hapsire] mbiemer [hapsire] CV) dhe pozicionin e deshiruar.
 


Apply
Back
Top