• Ofroj vend pune Menaxhere Pastrimi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Vore | CityPark | Megatek
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sanitare | Pastrim | Mirembajtje
  2. Supervizor | Team Leader
Eksperienca
vetem me eksperience
Megatek_cover.jpg


MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, në kuadër të zgjerimit të projekteve të tij, kërkon të punësojë:

Menaxhere Pastrimi

Qëllimi i Pozicionit

Menaxherja e Pastrimit është përgjegjëse për organizimin, koordinimin dhe monitorimin e procesit të pastrimit në ambientet e kompanisë, duke siguruar standarde të larta higjiene, pastërtie dhe mirëmbajtjeje të ambienteve të punës dhe hapësirave të përbashkëta.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
  • Organizon dhe koordinon punën e stafit të pastrimit sipas planifikimit ditor.
  • Kontrollon cilësinë e pastrimit dhe zbatimin e standardeve të higjienës.
  • Harton grafikun e punës dhe ndan detyrat për ekipin.
  • Siguron përdorimin korrekt të pajisjeve dhe materialeve të pastrimit.
  • Monitoron nevojat për materiale dhe raporton për furnizimet e nevojshme.
  • Trajnon dhe orienton stafin e ri mbi procedurat e punës.
  • Raporton problematikat dhe ndjek zgjidhjen e tyre në kohë.
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera për mirëmbajtjen e ambienteve.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
  • Eksperiencë e mëparshme në menaxhim ose koordinim stafi, pastrimi përbën avantazh.
  • Aftësi organizative dhe menaxhuese shumë të mira.
  • Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Njohuri bazë për standardet e higjienës dhe sigurisë në punë.
Çfarë ofron Megatek
  • Ambient profesional dhe bashkëpunues pune.
  • Mundësi zhvillimi profesional.
  • Trajnim mbi proceset dhe standardet e kompanisë;
  • Kushte të favorshme pune.
  • Pagesë konkurruese.
Procedura e aplikimit:
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
  • CV të detajuar
📧 Email: humanresources@megateksa.com
📞 Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492
ose
📮 MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri
 


Apply WhatsApp
Back
Top