• Ofrohet vend pune Specialist Kontabiliteti ne Aeroportin Nderkombetar te Tiranes "Nene Tereza"

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kontabilitet | Audit
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Për llogari të nënkontraktorit të saj që operon Duty Free në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës "Nënë Tereza", Tirana International Airport SHPK (“TIA”) publikon njoftimin për:

SPECIALIST KONTABILITETI

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
(Vetëm për udhëzim. Përgjegjësitë e përmendura më poshtë mund të ndryshojnë në momentin e rekrutimit.)

  • Përgjegjës për të rregjistruar shpenzimet e përgjithshme dhe administrative, kostot e personelit, amortizimin dhe shpenzimet financiare
  • Përgjegjës për të rregjistruar të dhënat në sistemin informatik në bazë ditore
  • Përgjegjës për mbajtjen e dosjeve të amortizimit dhe zhvleresimit
  • Përgjegjës për të mirëmbajtur debitoret dhe kreditorët në programin e kontabilitetit
  • Përgjegjës për të kryer rekoncilimet për: pozicionet e hapura të furnitorëve; asetet e rregjistruara në zyrën e prokurimeve; rregjistrimin e të dhënave të transaksioneve me librat e taksave të përgatitura nga specialisti i taksave
  • Përgjegjës për vlerësimin dhe rregjistrimin e TVSH dhe rregjistrimin e tatimit në burim
  • Përgjegjës për të përgatitur raporte periodike (raporti javor i thesarit, raportet e voneses se klienteve,raportin e pagesave te furnitoreve) si dhe raporte të tjera sipas kërkesës
  • Përgjegjës për rregjistrimin e të dhënave që përdoren për përgatitjen e pasqyrave financiare
  • Asiston në pregatitjen e buxhetit të departamentit
  • Përgjegjës për administrimin e procesit të faturimit dhe lëshimin e faturave
  • Përgjegjës për të kontrolluar transaksionet e agjentëve
  • Përgjegjës për të llogaritur interesat për pagesa të vonuara të klientëve
  • Përgjegjës për të ndjekur mbledhjen e llogarive te arketueshme dhe rekoncilimin e balancave të hapura me klientët
  • Përgjegjës për administrimin e arkës
  • Përgjegjës për rekoncilimin e balancave të hapura
  • Përgjegjës për përgatitjen e raporteve dhe rekoncilimet përkatëse

Aftësitë e kërkuara:

  • Diplomë Universiteti në Financë/Kontabilitet
  • Njohuri të përgjithshme të sistemit të kontabilitetit dhe legjislacionit fiskal shqiptar
  • Të paktën 5 vjet eksperiencë pune në detyra të ngjashme
  • Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike financiare
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office veçanërisht Excel-it
  • Njohjuri shumë të mira të gjuhës Angleze
  • I/e aftë për të punuar në mënyrë efektive si pjesë e grupit
  • I/e aftë për të përgatitur raporte cilësore, i/e saktë dhe i/e aftë të kryejë punë të detajuar
  • I/e aftë të vendosë përparësi dhe të respektojë afatet

Për të aplikuar për këtë pozicion aplikantët duhet të dërgojnë një CV të kohëve të fundit në: jobs@tirana-airport.com, ose tek recepsioni i Godines se Administrates (Rinas).

Data e mbylljes së aplikimeve 09 Janar 2022
Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.
 


Apply WhatsApp
Back
Top