• Ofrohet vend pune Menaxher Dyqani - Lezhë

Lezhe
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
EPPC Albania në emër të klientit të saj, një ndër kompanitë lider në sektorin retail, po kërkon një Menaxher Dyqani.


Përgjegjësitë kryesore:



  • Përgjegjësia për të dorëzuar planin vjetor në xhiro dhe fitim para interesit dhe amortizimit;
  • Menaxhimi dhe motivimi i skuadrës për të rritur shitjet dhe për të sigurur rendiment;
  • Menaxhimi i niveleve të stoqeve sipas buxhetit dhe marrja e vendimeve kyçe per kontrollin e stokut;
  • Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
  • Kthimi i përgjigjes për ankesat dhe komentet e klienteve;
  • Shëtitja sistematike në terrenin e shitjeve, biseda me kolegët dhe klientët dhe identifikimi ose zgjidhja e çështjeve urgjente;
  • Organizimi i mbledhjeve ditore me stafin e shitjes;
  • Përgatitja e punonjësve të dyqanit për të patur rendiment;
  • Marrja me çështjet e stafit; intervistimi për pjestarë të rinj potencial për staf; përcjellja e vlerësimeve dhe pasqyrimeve të ecurisë;
  • Organizimi i promocioneve në nivel dyqani;
  • Kontrolli i shpenzimeve operative mujore;
  • Kujdesi per paraqitjen dhe ndjeshmeria për paraqitjen e jashtme dhe të brendëshme te dyqanit;
  • Marrja pjesë në takimet mujore për shitjet;
  • Regjistrimi i rezultateve të shitjeve dhe analizës së ecurisë;
  • Monitorimi i konkurrences lokale dhe raportimi tek zyrat qëndrore;
  • Koordinimi me departamentin e financës dhe organizimi i shpërndarjes së parave.



Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë (të preferueshme degë të lidhura me Administrim Biznesi);
  • Të ketë eksperience pune në pozicione të ngjashme menaxheriale;
  • Të ketë njohuri mbi legjislacionin fiskal;
  • Njohuri shumë të mira të programeve të paketës Microsoft Office si dhe të programit Financa 5;
  • Njohje dhe përdorim të mirë të gjuhës Angleze;
  • Aftësi shumë te mira komunikimi.



Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon: https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
 
Back
Top