• Ofrohet vend pune Inxhinier Mekanik Projektues (Remote)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
  2. remote | smartworking nga shtepia
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Në emër të një kompanie italiane që operon në fushën e projektimit dhe prodhimit te komponentëve unike per industrinë navale, jemi në kërkim të një Inxhinieri Mekanik Projektues (Remote).

Permbledhja e funksionit:

Pozicioni ka si funksion kryesor zhvillimin e projektit mekanik përmes modelimit 3D, menaxhimin e plotë të projekteve dhe porosive të caktuara, si dhe koordinimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me ekipin e zyrës teknike, me qëllim garantimin e cilësisë, efikasitetit dhe respektimit të afateve të përcaktuara.

Detyrat dhe përgjegjësitë
  • Hartimi i vizatimeve teknike duke përdorur SolidWorks, Rhinoceros, AutoCAD ose programe të tjera të ngjashme
  • Krijimi i modeleve 3D
  • Përgatitja e vizatimeve teknike (messa in tavola)
  • Përgatitja e listave të materialeve (BOM) nga CAD
  • Përcaktimi i fazave të përpunimit
  • Hartimi i udhëzimeve për kalimin në prodhim:
  • Plane prerjeje për llamarinë
  • Modele 3D për përpunime CNC
Aktivitetet e projektimit:
  • Bashkëpunim i vazhdueshëm me zyrën teknike
  • Kërkim dhe zhvillim i zgjidhjeve teknike dhe ekonomike optimale për produkte të reja ose përmirësimin e produkteve ekzistuese
Hartimi i dokumentacionit teknik:
  • Monografi teknike
  • Skema montimi
  • Manuale përdorimi dhe mirëmbajtjeje
  • Dokumentacion i plotë teknik për përkufizimin e produktit
Kërkesat dhe aftësitë:
  • Njohuri shumë të mira të vizatimit mekanik
  • Njohuri të programeve CAD 2D & 3D:SolidWorks / SolidEdge, Rhinoceros, AutoCAD
  • Njohuri bazë të Project Management dhe Lean Production
  • Njohuri të thelluara të mekanikës dhe teknologjive të prodhimit
  • Aftësi për menaxhimin e kostove dhe vlerësimin e fizibilitetit ekonomik të projekteve
  • Aftësi analitike dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Njohuri të gjuhës italiane (e domosdoshme)
  • Aftësi shumë të mira bashkëpunimi dhe pune në ekip
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur
  • Orientim drejt rezultateve dhe zgjidhjes së problemeve (Problem Solving)
Çfarë ofrohet:
  • Punë 100% remote
  • Përfshirje në projekte ndërkombëtare dhe klientë të huaj
  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues
  • Stabilitet dhe vazhdimësi në projekte
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «Inxhinier Mekanik Projektues»
Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
 


Apply WhatsApp
Back
Top