• Njoftim Punesimi - Vlerësues i Pasurive të Luajtshme

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Mekanike | Mekatronik

NJOFTIM PUNËSIMI

Fondi BESA
sh.a Institucion Financiar Jobanke, shpall konkurimin për vënd të lirë punë në pozicionin Vlerësues i Pasurive të Luajtshme, për Zyrën Qëndrore.

Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:

  • Të ketë diplomë të shkollës së lartë, preferohet Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike;
  • Të jetë i pajisur me Liçencë për vlerësimin e pasurive të luajtshme (do të merren në konsideratë edhe kandidatët të cilët kanë çertifikatë të kursit të vlerësimit të linjave teknologjike makineri e pajisje);
  • Të ketë eksperiencë në vlerësimin dhe hartimin e raporteve për pasuritë e luajtshme të të gjitha llojeve duke përfshirë pajisjet e biznesit, automjetet, makinëritë, linjat, teknologjike etj;
  • Preferohet të ketë eksperienca të mëparshme në vlerësimin e kredive bankare;
Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:
  • Përgatit vlerësimin dhe hartimin e raporteve për pasuritë e luajtshme të të gjitha llojeve duke përfshirë pajisjet e biznesit, automjetet, makinëritë, linjat, teknologjike etj për kredidhënie;
  • Dhënia e asistencës ligjore për departamentet dhe degët rajonale për probleme që lidhen më vlerësimin e pasurive te luajtshme për kredidhënie;
  • Bën vlerësimin e Raporteve të Vlerësimit të pasurive të luajtshme të dërguara nga shërbimi Përmbarimor për pasuritë e luajtshme;
  • Përgatit përgjigjet ose sqarimet e nevojshme për kërkesa, ankesa apo shkresa të tjera që vijnë në adresë të Shoqërisë në lidhje me pasuritë e luajtshme;
  • Bashkëpunon me Departamentet e tjera në lidhje me llogaritjen e vlerës aktuale (amortizimit) të kolateralit të bllokuar nga klientët në favor të Fondit Besa për kreditë e marra;
  • Realizon detyra të tjera kurdoherë që kërkohen nga supervizorët;
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
  • Kërkesë për punësim;
  • Curriculum Vitae;
  • Licenca për vlerësim të pasurive te luajtshme në fushën “Linja teknologjike dhe makineri” ose çertifikatë të kursit të vlerësimit në fushën “Linja teknologjike dhe makineri”)
Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me email brënda datës 7 Shkurt 2025 në adresën tonë zyrtare të Institucionit sa më poshtë:

- mfi@besa.org.al

Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtarë në internet : www.fondibesa.com.
 


Apply
Back
Top