• Njoftim Punesimi - Specialiste Sherbim Klienti

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Laprake | Spitali ushtarak | ish Dogana
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti
Gjuha
  1. anglisht

NJOFTIM PUNESIMI
Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin Specialiste Shërbim Klienti, pranë Departamentit të Kredisë Digitale, në Zyrën Qendrore:

Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:

  • Të ketë diplomë të shkollës së lartë;
  • Preferohet të këtë eksperiencë punë në sektorë të ngjashëm;
  • Të jetë e aftë të ofrojë një cilësi të lartë të shërbimit ndaj klientit;
  • Të këtë aftësi të mira komunikuese në punë dhe në grup;
  • Të përgatisë saktë dhe në kohë raporte sipas kërkesës;
  • Të jetë e organizuar dhe korrekte;
  • Të kenë njohuri të mira në gjuhën e huaj anglisht;
Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:
  • Specialisti i Shërbimit të Klientit është përgjegjës për zbatimin e gjithë detyrimeve që rrjedhin nga Manuali i Departamentit të Kredisë dhe rregullores së Departamentit të Kredisë Digitale, sipas përshkrimit të punës;
  • Telefonon, drejton pyetje sigurie për verifikimin e klientit dhe e orienton këtë të fundit se si të vazhdojë aplikimin e tij për kredi në rastet kur proçesi nuk ka përfunduar të gjitha hapat;
  • Telefonon sistematikisht sipas procedurës së përcaktuar, klientët të cilët shfaqen në vonesë;
  • Monitoron dhe ndjek pagesat e klientëve të portofolit të Kredisë Digitale;
  • Përgatit raporte dhe informacionin për Drejtorin e Departamentit të Kredisë Digitale me frekuencë ditore, javore, mujore si dhe raporte shtesë nëse i kërkohet diçka e tillë;
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
  • Kërkesë për punësim
  • Curriculum Vitae
Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me e-mail brenda datës 21 Shkurt 2025 në adresën tonë zyrtare të Institucionit si më poshtë:

- mfi@besa.org.al

Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet: www.fondibesa.com.
 


Apply
Back
Top