• Njoftim Punesimi - Specialist Operacionesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
NJOFTIM PUNËSIMI

Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin Specialist Operacionesh, pranë Departamentit të Administrimit të Kredive dhe Operacioneve, në Zyrën Qendrore:

Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:
  • Të ketë diplomë të shkollës së lartë;
  • Preferohet të këtë eksperiencë punë në sektorë të ngjashëm;
  • Të këtë aftësi të mira komunikuese në punë dhe në grup;
  • Të përgatisë saktë dhe në kohë raporte sipas kërkesës;
  • Të jetë i organizuar dhe korrekt;
Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:
  • Kryen kontabilizimin ditor të llogarive bankare të Fondit BESA sha që kanë lidhje me aktivitetin e kredisë (derdhje këstesh, hapje disbursimi, kontabilizim, vërtetime mbyllje/gjendje, derdhje pjesore apo totale për blerje prone, kalime fondesh, kthime tepricash, komisione vërtetimesh, pagesa për prona etj;
  • Kontabilizon vendime të Fondit BESA që kanë lidhje me klientët për Degët që ka në ngarkim;
  • Rakordon llogaritë pezull të klientëve të paidentifikuar lek/eur, posta në udhëtim lek/eur etj;
  • Bën sistemimet e kësteve nëpër kalendaret e klientëve në bazë të dokumentave justifikues/apo kërkesës së Degës;
  • Bën fletët kontabël për vendimet e KKPP, DC etj;
  • Poston në fund të ditës aktivitetin e Arkave nëpër Degë;
  • Mban kontakte të vazhdueshme me asistentët e degëve që kanë në ngarkim për një mbarëvajtje sa më të mirë të punës së përditshme;
  • Punon për ngritjen profesionale nëpërmjet njohjes me literaturat dhe eksperiencat bashkëkohore, shkëmbimit të eksperiencave me institucionet e tjera të ngjashme si dhe kualifikimet e vazhdueshme;
  • Ruan konfidencialitetin e të gjithë informacioneve dhe dokumentacionit të departamentit;
  • Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Departamentit të Administrimit të Kredive dhe Operacioneve;
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
  • Kërkesë për punësim
  • Curriculum Vitae
Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me e-mail brenda datës 21 Shkurt 2025 në adresën tonë zyrtare të Institucionit si më poshtë:

- mfi@besa.org.al

Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtarë në internet: www.fondibesa.com.
 


Apply
Back
Top