• Ndihmes kuzhinier - LIFT Steak & Rooftop Bar

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Pazari i ri | Toptani | 9-katshet | Barrikada
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kuzhinier | Zgarist & ndihmes/e
REVO_cover.jpg

Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2016 dhe është një nga kompanitë lider që operon në industrinë e mikpritjes.
Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant; Lift Steak & Rooftop Bar; Opa Greek Street Food; ZOI në Paros, Greece; Le District; Vesper - Tapas & Wine Bar.
Revo Hospitality Group
po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhviluar dhe për të treguar profesionalizëm.

Si Ndihmes Kuzhinier në LIFT, do të keni një rol të rëndësishëm në përgatitjen e pjatave që ofrojnë përvoja kulinare të veçanta. Me energjinë, entuziazmin dhe përkushtimin tuaj ndaj cilësisë, do të bëheni pjesë e një ekipi që vendos standardet e restoracionit modern.

Roli dhe përgjegjësitë:​

  • Përgatitja e ushqimeve sipas recetave dhe standardeve të LIFT.
  • Mbajtja e mise en place të organizuar dhe të gatshëm për shërbim.
  • Kontrolli i produkteve të ardhura dhe ruajtja e magazinimit sipas standardeve të higjienës.
  • Mbajtja e vendit të punës të pastër dhe respektimi i rregullave të Shëndetit & Sigurisë.
  • Mësimi dhe zhvillimi i aftësive në seksione të ndryshme të kuzhinës.

Kualifikimet:​

  • Pasion për kuzhinën dhe eksperienca kulinare.
  • Përvojë si Ndihmes Kuzhinier në restorante luksoze me volum të lartë.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe natyrë miqësore.
  • Orientim ndaj klientit dhe përkushtim për përvoja kulinare të paharrueshme.
Cfarë ofrojmë:
  • Ambient pune profesional dhe mbështetës;
  • Trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm;
  • Mundësi rritjeje brenda strukturës së kompanisë;
  • Ushqim për stafin gjatë turnit të punës;
  • Family Meal (njehere ne muaj);
  • Retreat vjetor per stafin;
  • Zbritje për stafin në konceptet brenda Revo Hospitality Group;
  • Mundësi për eksperienca pune ndërkombëtare.
Për të aplikuar për pozicionin, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në emaili hr@rhg.alose kontaktoni në numrin +355 69 707 9300.
 


Apply WhatsApp
Back
Top