Ndihmës Punëtor Dyeralumini
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Punetor/e | Ndihmesa
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
Agikons Sh.P.K, kompania lider në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme, e themeluar në vitin 1996, dallohet për cilësinë dhe standardin e lartë të punimeve. Agikons ka zhvilluar dhe realizuar projekte të suksesshme si: "Kodra e Diellit 1 & 2" në Tiranë, "Marea Resort" në Kavajë, "Tarraca e Ullinjve" në Dhërmi, "Plazhi i Ngurtë" në Qeparo, "Bougainville Bay" në Sarandë, "Mështekna" në Brezovicë, "Turquoise Marina" në Hamallaj, Gjiri i Lalëzit dhe "Swan Residence" në Farkë.
Met Engineering është pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS. Ne jemi në kërkim të punonjësve për t'iu bashkuar ekipit tonë në Repartin e Dyeraluminit, në pozicionin "Ndihmës Punëtor Dyeralumini".
Detyrat dhe Kualifikimet
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons Sh.P.K
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.

- Të ndihmojë specialistët në prodhimin dhe montimin e dyerve, dritareve dhe elementëve prej alumini.
- Të asistojë në përgatitjen, transportimin dhe sistemimin e materialeve dhe profileve të aluminit.
- Të ndihmojë në përdorimin e veglave dhe pajisjeve të punës sipas udhëzimeve.
- Të kujdeset për organizimin dhe pastërtinë e vendit të punës.
- Të ketë dëshirë për të mësuar profesionin dhe për t'u zhvilluar profesionalisht.
- Të jetë i përgjegjshëm, korrekt dhe i aftë të punojë në grup.
- Preferohet eksperiencë e mëparshme në punime me alumin ose në sektorin e ndërtimit, por nuk është e detyrueshme.
- Pagë konkurruese.
- Ambient pune miqësor dhe profesional.
- Kontratë të rregullt pune afatgjatë.
- Trajnim në vendin e punës.
- Mundësi zhvillimi profesional.
- Mundësi promovimi brenda grupit.
- Rritje periodike të pagës bazuar në performancën në punë.

Apply WhatsApp