• Motorist

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Motorrist | shperndares porosish
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Distributori farmaceutik Evita Sh.p.k, për shkak të nevojave operacionale të krijuara pranë magazinës së kompanisë kërkon të punësojë::

Motorist

Përshkrim i përgjithshëm i pozicionit:


Punonjësi në pozicionin Motorist do të jetë përgjegjës për ofrimin e shërbimit të shpërndarjes dhe mbështetjes logjistike pranë magazinave të Shoqërisë, sipas nevojave të aktivitetit operacional dhe udhëzimeve të dhëna nga eprorët përkatës.

Detyrat kryesore:
  • Kryen lëvizjen e materialit (pajisje ose produkte) në destinacionin e kërkuar;
  • Kujdeset që materiali/produktet të dorëzohen tek klienti të rregullta dhe të padëmtuara;
  • Kujdeset që në momentin e dorëzimit të produktit të plotësojë dokumentacionin përkatës i cili vërteton dorëzimin e produktit dhe marrjen e pagesave nga klienti;
  • Respektimi i orarit të punës dhe udhëzimeve të brendshme të Shoqërisë;
  • Kujdesi për mjetin e vënë në dispozicion nga Shoqëria;
  • Zbatimi i rregullave të sigurisë në punë dhe rregullave të brendshme;
  • Kryerja e detyrave të tjera të lidhura me pozicionin, sipas nevojave operacionale.
Kriteret e kërkuara:
  • Të ketë leje drejtimi të vlefshme;
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme në pozicione të ngjashme;
  • Të jetë korrekt, i përgjegjshëm dhe i gatshëm për të punuar sipas nevojave të Shoqërisë;
  • Të respektojë rregullat e brendshme, udhëzimet e punëdhënësit dhe normat e sigurisë në punë.
Adresa e punes:
Pranë depos farmaceutike: Autostrada TR-DR Km.6
Të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin e telefonit: 0692701930 ose në adresën e email: hr@evitaalbania.com

Afati I aplikimit: 26/06/2026

Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply WhatsApp
Back
Top