Menaxher zyre dhe kordinator rrjeti në terren
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 9 Qender
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Inxhinieri
- Menaxhim Biznesi
- Supervizor | Team Leader
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 25 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:
Menaxher zyre dhe kordinator rrjeti në terren,
Departamenti i Marrjes në Sigurim të Mjeteve Motorike
Roli dhe Përgjegjësitë:Departamenti i Marrjes në Sigurim të Mjeteve Motorike
- Menaxhon zyrën e marrjes në sigurim të detyrueshëm të mjeteve motorike.
- Menaxhon rrjetin e agjentëve të Tiranës duke përfshire trajnimin me produktet e reja dhe ato egzistuese si dhe merr masa për zgjerimin e këtij rrjeti.
- Mbështet agjentët në takimet me klientë të ndryshëm për prezantimin e produkteve në mënyre profesionale.
- Realizon takimet me klientët potencialë, përgatit dhe ndjek e nënshkrimin e kontratave për produktet motorike për kliente të rinj.
- Mban marrëdhëniet me leasing dhe bankat që operojnë në tregun shqiptar, koncesionarët e markave të mjeteve motorike dhe partnerë të ndryshëm me të cilët bashkëpunon SIGAL, përgatit marrëveshje dhe oferta të ndryshme për këto subjekte.
- Përgatit oferta për klientët ekzistues dhe të rinj duke gërshetuar shitjen e produkteve motorike me produktet vullnetare;
- Monitoron programin e shitjes së produkteve motorike, zhvillimin i tij sipas kërkesave të departamentit dhe kontrollin e shitjeve.
- Kryen miratime dhe asistenca për degët për marrjen në sigurim produktet motorike.
- Mban kontakte me te gjithe agjentët e shitjeve për produktet motorike.
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Ekonomisë, të Informatikës Ekonomike ose Inxhinieri.
- Te kenë 3 (tre) vite eksperiencë në punë, me preference në fushën e financës, sigurimeve, të teknologjisë ose exksperienca të ngjashme.
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
- Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, pune në grup si edhe të jenë të përkushtuar dhe dinamik.
Apply WhatsApp