Menaxher Shitjesh Ne Terren
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Profesioni | Fusha?
- Gjuha
-
- Gjuha?
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Klienti yne eshte nje kompani mjaft e suksesshme qe operon prej 20 vjetesh ne treg, e njohur per produktet qe i sherbejne industrise se ndertimit. Aktualisht kompania po kerkon te zgjeroje departamentin e shitjeve me nje Menaxher Shitjesh ne Terren me ekperience.
ROLI:
Pergjegjesia kryesore do te jete forcimi dhe zgjerimi i biznesit ne te gjithe Shqiperine si dhe menaxhimi i nje ekipi agjentesh shitjeje ne terren. Pjese e pergjegjesive do te jene edhe planifikimi, komunikimi dhe zbatimi i objektivave te kompanise, shitjes dhe shperndarjes.
DETYRAT:
- Zhvillon, kultivon dhe mban marredhenie te forta me llogarite/ klientet kryesore, individuale dhe bleresit e medhenj. Me ane te njohjeve zbulon mundesite e biznesit ne te gjithe Shqiperine
- Ngre dhe forcon pranine ne treg dhe punon rregullisht me partneret e distribucionit duke siguruar qe i jepet perparesi markave te kompanise
- Shqyrton mundesite e biznesit ne te gjithe Shqiperine
- Ne bashkepunim me Drejtorin e Shitjeve zhvillon dhe kryen takime biznesi, studime tregu, studime te cmimeve te konkurrences, dhe ben vleresimin e vazhdueshem te stafit ne varesi
- Punon dhe trajnon shitesit e kompanise dhe te distributoreve per prioritetet e kompanise dhe standardet e saj
- Diplome Universitare, profili Marketing eshte i preferuar
- 3 + vite pervoje pune e preferueshme ne sektorin e ndertimit dhe / ose furniturave per industrine
- Njohje shume te mire te sistemit te shperndarjes
- Njohje te mire te gjuhes Italiane
- Aftesi te provuara te menaxhimit te klienteve brenda zones se mbulimit
- Aftesi te shkelqyera komunikimi me artikulim shume te mire te folur e te shkruar; aftesi per te influencuar ne cdo nivel, per te fituar angazhimin e klientit dhe per te vepruar
- Aftesi per te deleguar ne menyre efektive, menaxhuar kohen dhe per te caktuar prioritetet
- Te jete shume i motivuar dhe i orientuar drejt rezultateve
- Leje per drejtim automjeti
European Trade Center - Tower A -13/3 Blv. Bajram Curri · Tirana 1001
www.dynamicspartners.al
Apply