Menaxher Shitje
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Selite | Kodra e Diellit
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Eksperienca
Përshkrimi
AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice.Ne jemi në kërkim të një Menaxher Shitjesh.
Qëllimi i Pozicionit:
Menaxher Shitje është një profesionist i cili ndjek transaksionet e pasurive të paluajtshme, duke bashkuar blerësit e interesuar për të blerë prona të ndërtuara nga kompania Agikons dhe duke vepruar si Përfaqësues i Kompanise në negociata.
Detyrat
- Siguron informacionin e nevojshëm nga terreni për të përcaktuar planin mujor të shitjeve të projekteve të kompanisë.
- Identifikon mundësitë e zhvillimit të biznesit, duke përcaktuar kërkesat e klientëve, masën e tregut, lëvizjet e konkurentëve, parashikimin e lëvizjeve konsumatore, specifikimet e produktit.
- Përgatit dhe implementon planet e shitjeve për të arritur kuotat e zhvillimit të biznesit, si janë të përcaktuar nga kompania për projektet që mbulon.
- Kontribon me informacion në lidhje me politikat e çmimit dhe oferta të ndryshme për produktet e projekteve në ngarkim.
- Eshtë përgjegjës për organizimin dhe manaxhimin e proçesit të shitjes dhe ndjekjen e proçesit me departamentet e tjera kur është e nevojshme.
- Eshte përgjegjës për identifikimin e klientëve potenciale dhe prezantimin e produkteve të projekteve në ngarkim.
- Krijon oferta të personalizuara me klientët duke përshtatur nevojat e klientëve me llojin e produktit që kompania ofron.
- Negocion dhe finalizon me klientin specifikimet e produktit, kushtet e transaksionit si dhe format e ndryshme të financimit.
- Harton kontratat respektive, dhe ndjek proçesin e shitjes sipas proçedurave të përcaktuara.
- Ndihmon dhe bashkëpunon me kolegët e marketingut për implementimin e aktiviteteve të marketingut që lidhen me promovimin e produkteve të projekteve që mbulon apo klientëve të targetuar.
- Sugjeron dhe ofron rekomandime për planet e promovimit të kompanisë dhe produkteve të projekteve në ngarkim kundrejt audiencës së interesuar.
- Njeh në detaje një projekt të caktuar nga eprorët e tij dhe në varësi të njohurive merr edhe titullin Master Projekti.
- Raporton me baza ditore tek eprori sipas proçedurës në fuqi.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë bachelor, preferohen degët e Fakultetit Ekonomik.
- Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune në fusha të ngjashme.
- Të njohë shumë mirë programet bazë MO.
- Të ketë eksperiencë në realizimin e strategjive marketing dhe publicitar.
- Të jetë i/e besueshëm.
- Të ketë aftësi të mira konkuruese dhe të jetë i aftë të punojë në grup.
- Të ketë aftësi menaxhuese dhe vendimarrëse.
Shënime
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës zyrtare ,duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikojnë.Email: hr@agikons.com
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë
Apply WhatsApp