• Menaxher Projekti në Kantier Ndërtimi | Tiranë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
  2. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
PROGEEN sh.p.k. është një kompani ndërtimi që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Pozicioni: Manaxher Projekti në kantier ndërtimi
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e pozicionit: Ky rol është ideal për një individ energjik, këmbëngulës, i motivuar për t’u përballur me të gjitha llojet e sfidave në kantier të projekteve që ka kompania në afat dhe në cilësi, si dhe me përvojë për të udhëhequr projektet në të gjitha fazat e zhvillimit. Si pjesë e një ekipi ngushtësisht të bashkuar, ju do të merrni përsipër përgjegjësi domethënëse, do të kontribuoni në projekte me ndikim të lartë dhe do të keni lirinë për të zhvilluar idetë tuaja brenda një mjedisi mbështetës dhe bashkëpunues.

Përgjegjësitë:
  • Mbikëqyr dhe menaxhon të gjitha aspektet e një projekti ndërtimi, nga planifikimi deri në përfundim të tij.
  • Vendos objektivat e projektit, buxhetet, afatet kohore dhe standardet e cilësisë.
  • Koordinohet me arkitektë, inxhinierë, kontraktorë dhe palë të tjera të interesuara për të siguruar që të gjithë të jenë në të njëjtën linjë dhe që të punojnë së bashku në mënyrë efektive.
  • Monitoron progresin e projektit dhe rregullon planet sipas nevojës për të qëndruar brenda afateve, buxhetit, kërkesave të kontratës dhe standardeve të duhura.
  • Komunikon rregullisht me klientët dhe palët e tjera kyçe të interesit për t'i mbajtur ata të informuar për statusin/ ecurinë në mënyrë periodike të projektit dhe për të adresuar çdo shqetësim ose problem që lind nëpërmjet Progres-Raporteve.
  • Menaxhon ekipet e projektit, duke përfshirë punësimin, mbikëqyrjen dhe drejtimin e stafit sipas nevojës.
  • Siguron pajtueshmërinë me të gjitha ligjet, rregulloret dhe kërkesat e sigurisë në fuqi.
  • Mban shënime të detajuara të projektit, duke përfshirë buxhetet, oraret dhe urdhrat e ndryshimit dhe siguron përditësime të rregullta për investitorët e projektit dhe palët e tjera të interesuara.
  • Rishikon projektet e përfunduara për të siguruar që standardet e cilësisë janë përmbushur dhe për të identifikuar mundësitë për përmirësim në projektet e ardhshme.
  • Manaxheri i projektit në kantier duhet të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, udhëheqjeje dhe zgjidhjeje të problemeve, si dhe një kuptim të plotë të metodave, burimeve dhe rregulloreve të ndërtimit.
Kualifikimet:
  • Të ketë diplomë për inxhinieri ndërtimi ose arkitekturë (3+2 ose 5 vjeçare)
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vite;
  • Të ketë aftësi shumë të mira menaxheriale, që të jetë në gjendje të planifikojë, të kontrollojë kostot dhe të sigurojë që projekti të përfundojë në kohë. Menaxhimi i rrezikut dhe përshtatja ndaj ndryshimeve të paparashikuara janë gjithashtu pjesë e kësaj aftësie;
  • Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve teknike, kontraktuale dhe tekniko-ekonomike të shoqërive të ndërtimit, si dhe të materialeve të ndërtimit;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, që të jetë në gjendje të përcjellë qartë pritshmëritë tek anëtarët e ekipit, palët e interesuara dhe bashkëpunëtorët e tjerë. Menaxhimi i konfliktit dhe negociatat janë pjesë përbërëse e këtij procesi;
  • Të ketë aftësi shumë të mira lidershipi, në mënyrë që të frymëzojë dhe të motivojë ekipin e tij, duke siguruar që të gjithë të punojnë së bashku drejt një qëllimi të përbashkët, si dhe i aftë për të marrë vendime të denja nën presion;
  • Të ketë njohuri për sigurinë dhe rregulloret mjedisore dhe t’i vendos në zbatim;
  • Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
  • Të ketë një eksperiencë të mirë në mbajtjen e kostos në kompanitë e ndërtimit;
  • Të jetë i azhornuar me çmimet minimale fiskale për objekte të ndryshme;
  • Të njohë shumë mirë programet kompjuterike, Microsoft Office, Microsoft Project, Autocad 2d&3d, etj.;
  • Të ketë leje drejtimi për automjet.
Mënyra e aplikimit

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com, duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit, brenda datës 07.05.2025.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply
Back
Top