Menaxher Mirëmbajtje
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Gjuha
-
- anglisht

Kompania po kërkon për zgjerojë stafin e saj në pozicionin:
Menaxher Mirembajtje
Përshkrim i përgjithshëm
Menaxheri i Mirëmbajtjes do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen e njësive të banimit, ambjenteve publike, ambjenteve në bashkëpronësi, strukturave dhe sistemeve të instaluara sipas rregullave dhe standardeve të kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Planifikon planin e punës së ekipit dhe supervizon zbatimin e tij.
- Regjistron të dhënat e inspektimeve në librin e kontrolleve për të gjitha inspektimet e realizuara dhe raporton me raporte te Eprori.
- Realizon ruajtjen e të dhënave elektronike dhe fizike sipas procedurave të kompanisë.
- Inspekton njësitë e banimit dhe realizon riparimet e nevojshme.
- Harton listat për furnizimin me materiale.
- Realizon kontroll të inventareve sipas procedurave të kompanisë.
- Monitoron dhe kontrollon sistemet mbrojtjes nga zjarri.
- Kontrollon mirembajtjen e fasadave.
- Inspekton strukturat mekanike & elektrike si edhe kaldajat, sistemet e ventilimit dhe pompave që të funksionojnë sipas parametrave të përcaktuara.
- Përgatit rregulloren e Sigurimit Teknik, kontrollon zbatimin e saj.
- Mirëmban dhe riparon ambjentet e brendshme të ndërtimit.
- Miremban pajisjet elektroshtepiake të ambjentëve të dhëna me qera.
- Inspekton dhe kujdeset për mbarëvajtjen e garazhdeve.
- Përgatit raportet e aktiviteteve që zhvillon kompania për banoret e rezidencave.
- Inspekton mirembajtjen e kunetave dhe kanalizimeve.
- Realizon vlerësimin e performancës për stafin në varësi dhe zhvillon trajnimin e tyre. Në bazë të rezultatit të performancës jep vleresimet monetare për stafin apo masat disiplinore.
Kualifikimet dhe Aftësitë
- Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
- Të ketë eksperiencë pune të mëparshme si Menaxher në fushën e ndërtimit ose në atë të mirëmbajtjes.
- Të zotrojë shumë mirë "Paketën Office’’.
- Të ketë njohuri mbi sistemet elektrike, hidraulike, mekanike,etj.
- Të ketë njohuri mbi procedurat e inspektimit dhe sigurisë në vendin e punës.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese me kolegët, stafin dhe klientët.
- Të jetë i aftë të organizojë punën në menyrë individuale dhe në grup.
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre deri më datë 30.06.2020 në adresën email: hr@kodraediellit.com
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply