Menaxher/e Showroom-i
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Autostrada Tr.-Dr.
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Shites/e | Kasier/e
- Eksperienca
- vetem me eksperience
EPPC Albania, në emër të klientit të saj, i cili operon në industrinë e materialeve të ndërtimit, mobilimit dhe hidrosanitareve, me eksperiencë shumëvjeçare në tregun shqiptar, po rekruton Menaxher/e Showroom-i
Pergjegjesite kryesore:
Për të aplikuar për kete pozicion ju lutem ndiqni linkun: https://aplikim.eppc.al
Pergjegjesite kryesore:
- Harton, zbaton dhe monitoron planin vjetor/mujor të shitjeve në përputhje me objektivat e kompanisë;
- Udhëheq dhe motivon ekipin e shitjes, duke siguruar trajnimin dhe zhvillimin profesional të tyre;
- Analizon tregun, konkurrencën dhe sjelljen e klientëve për të identifikuar mundësi të reja shitjeje;
- Përcakton dhe ndjek targetet individuale dhe të përgjithshme të ekipit;
- Zhvillon marrëdhënie të qëndrueshme me klientët ekzistues dhe potencialë;
- Përgatit raporte periodike mbi performancën e shitjeve dhe parashikimet për periudhat e ardhshme;
- Siguron implementimin e politikave të çmimeve dhe ofertave sipas strategjisë së kompanisë;
- Zgjidh problematika të klientëve në mënyrë profesionale dhe proaktive.
- Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim Biznesi, Marketing ose fusha të ngjashme;
- Eksperiencë pune të paktën 5 vite në sektorin e shitjes, nga të cilat minimum 2 vite në pozicion menaxherial;
- Aftësi shumë të mira menaxhimi dhe udhëheqjeje të ekipit;
- Njohuri mbi teknikat moderne të shitjes dhe menaxhimit të klientëve;
- Aftësi analitike dhe raportimi, me fokus tek rezultatet;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi;
- Njohuri shumë të mira të paketës MS Office; përvoja me sisteme CRM përbën avantazh;
- Njohja e gjuhës angleze (niveli i mirë i shkruar dhe i folur).
- Ambient pune profesional dhe dinamik.
- Paketë konkuruese përfitimesh, perfshire bonus mujor dhe vjetor.
- Mundësi zhvillimi dhe karriere brenda grupit.
Për të aplikuar për kete pozicion ju lutem ndiqni linkun: https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.