Megatek, ofron vend pune Kordinator Logjistike
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Autostrada Tr.-Dr.
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë:
Koordinator llogjistike
Qëllimi i Pozicionit: Koordinon punën në llogjistikë
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Edukimi: Diplomë Univeristare, preferohet dega Administrim biznes
Eksperiencë pune: Preferohen minimalisht 1-2 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
Aftësitë:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi dorëzoni CV të detajuar :
me e-mail: humanresources@megateksa.com ose Kontakt nr. 069 60 82 318
Koordinator llogjistike
Qëllimi i Pozicionit: Koordinon punën në llogjistikë
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Koordinon punën për lëvizjen e mjeteve nën administrimin e Megatek, me qëllim mbarëvajtjen dhe plotësimin e nevojave për lëvizje për të gjithë departamentet e Megatek.
- Harton raporte mujore në lidhje me konsumin e karburantit për cdo makinë të kompanisë dhe raporton rastet kur ka tejkalim të normave të lejuara të konsumit.
- Kryen të gjitha procedurat e nevojshme me kompanitë e sigurimit në rast aksidentesh të makinave të kompanisë apo makinat e klienteve që mund te kenë dëmtuar pronën e Megatek.
- Duhet të ndjek me përpikmëri trajnimin për rregullat e sigurimit teknik dhe firmosjen e formularëve përkatës brenda datës 01 të çdo muaji pasi kordinatori i logjistikës është përgjegjës për zbatimin 100% të rregullave për mbrojtjen dhe shëndetin në punë të punonjësve.
- Monitoron dhe siguron, në bashkëpunim me departamentin e mirëmbajtes, funksionimin e sistemit të fikjes së zjarrit dhe angazhohet në trajnimet që lidhen me përdorimin e fikseve të zjarrit.
- Është pjesë e organizimit të procesit të evakuimit të stafit në rast emergjencash dhe siguron që sistemi është në funksionim të plotë.
- Koordinon pajisjen, transferimin apo zhvendosjen në mënyrë të autorizuar të Aseteve fikse të Shoqërisë dhe monitoron në mënyrë sistematike për arritjen e objektivave të vendosura.
- Pjesë e inventarit vjetor të aseteve fikse.
- Se bashku me specialisten e trajnimeve ben organizimin e trajnimit vjetor nga Kryqi I kuq për ndihmën e shpejtë.
- Kontrollon dhe ndjek pajisjen me licensa respektive stafin e sharrës(departamenti I Drurit), stafi I magazines (licensat e pirunit), stafin e mirëmbajtjes (pajisjet elektrike) etj.
Edukimi: Diplomë Univeristare, preferohet dega Administrim biznes
Eksperiencë pune: Preferohen minimalisht 1-2 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
Aftësitë:
- Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup.
- Të jete i dobishëm dhe i sjellshëm.
- Të ketë komunikim profesional
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi dorëzoni CV të detajuar :
me e-mail: humanresources@megateksa.com ose Kontakt nr. 069 60 82 318
Apply WhatsApp