• Megatek, ofron vend pune Kordinator Logjistike

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë:

Koordinator llogjistike

Qëllimi i Pozicionit: Koordinon punën në llogjistikë


Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • Koordinon punën për lëvizjen e mjeteve nën administrimin e Megatek, me qëllim mbarëvajtjen dhe plotësimin e nevojave për lëvizje për të gjithë departamentet e Megatek.
  • Harton raporte mujore në lidhje me konsumin e karburantit për cdo makinë të kompanisë dhe raporton rastet kur ka tejkalim të normave të lejuara të konsumit.
  • Kryen të gjitha procedurat e nevojshme me kompanitë e sigurimit në rast aksidentesh të makinave të kompanisë apo makinat e klienteve që mund te kenë dëmtuar pronën e Megatek.
  • Duhet të ndjek me përpikmëri trajnimin për rregullat e sigurimit teknik dhe firmosjen e formularëve përkatës brenda datës 01 të çdo muaji pasi kordinatori i logjistikës është përgjegjës për zbatimin 100% të rregullave për mbrojtjen dhe shëndetin në punë të punonjësve.
  • Monitoron dhe siguron, në bashkëpunim me departamentin e mirëmbajtes, funksionimin e sistemit të fikjes së zjarrit dhe angazhohet në trajnimet që lidhen me përdorimin e fikseve të zjarrit.
  • Është pjesë e organizimit të procesit të evakuimit të stafit në rast emergjencash dhe siguron që sistemi është në funksionim të plotë.
  • Koordinon pajisjen, transferimin apo zhvendosjen në mënyrë të autorizuar të Aseteve fikse të Shoqërisë dhe monitoron në mënyrë sistematike për arritjen e objektivave të vendosura.
  • Pjesë e inventarit vjetor të aseteve fikse.
  • Se bashku me specialisten e trajnimeve ben organizimin e trajnimit vjetor nga Kryqi I kuq për ndihmën e shpejtë.
  • Kontrollon dhe ndjek pajisjen me licensa respektive stafin e sharrës(departamenti I Drurit), stafi I magazines (licensat e pirunit), stafin e mirëmbajtjes (pajisjet elektrike) etj.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi:
Diplomë Univeristare, preferohet dega Administrim biznes
Eksperiencë pune: Preferohen minimalisht 1-2 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.


Aftësitë:
  • Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup.
  • Të jete i dobishëm dhe i sjellshëm.
  • Të ketë komunikim profesional
Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi dorëzoni CV të detajuar :

me e-mail: humanresources@megateksa.com ose Kontakt nr. 069 60 82 318
 


Apply WhatsApp
Back
Top