Magazinier (M/F/D) Kombinat - Tiranë
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Magazinier/e & ndihmes | Logjistik
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Rreth nesh
BNT Electronics është themeluar në vitin 1994. Ne jemi një nga kompanitë kryesore të teknologjisë në Shqipëri, me një gamë të gjerë zgjidhjesh inovative për Sisteme Fiskale, Software, IT, Printera dhe Fotokopje, si dhe Sisteme Mjekësore.
Ofrojmë shërbime në sektorë të ndryshëm të ekonomisë kombëtare, duke i kthyer teknologjitë e avancuara në vlerë të shtuar për klientët tanë.
Me mbi 70 punonjës dhe një rrjet prej rreth 110 partnerësh që shtrihet në të gjithë vendin, ofrojmë ekspertizë të certifikuar dhe suport me në qendër klientin.
Cilat do të jenë detyrat e tua kryesore?
Jemi duke kërkuar një Magazinier/e që t'i bashkohet ekipit tonë.
Në këtë rol, Ti do të jesh përgjegjës për funksionet e magazinës, duke monitoruar aktivitetet e përditshme të mallrave, ndërkohë që siguron mbarëvajtjen dhe kontrollin e dokumentacionit në mënyrë efikase dhe të sigurt.

Mban përgjegjësi mbi mallin e magazinuar në magazinën përkatëse.
Organizon dhe mirëmban inventarin dhe produktet në magazinë.
Kontrollon të gjitha furnizimet e mallrave që hyjnë në magazinë dhe siguron regjistrimin e saktë dhe në kohë të tyre në sistemin e magazinës, bazuar në dokumentacionin shoqërues.
Verifikon dhe administron dokumentacionin e hyrje-daljeve të mallrave (fatura, fletë hyrje, fletë dalje, fletë transferimi dhe dokumente të tjera), duke siguruar plotësinë dhe saktësinë e tij.
Kontrollon të gjitha daljet e produkteve nga magazina dhe krahason sasitë fizike me dokumentacionin përkatës shoqërues (fatura, fletë dalje etj.).
Regjistron dhe përditëson në sistem të gjitha lëvizjet e mallrave (hyrje, dalje, transferime, kthime dhe sistemime), duke garantuar që të dhënat në program të jenë të sakta dhe të përditësuara.
Bashkëpunon me departamentin e Financës për të verifikuar përputhshmërinë e regjistrimeve në sistem me lëvizjet fizike të mallrave.
Kryen kodifikimin dhe vendosjen e produkteve në magazinë në mënyrën e duhur për të lehtësuar identifikimin dhe kontrollin e tyre.
Monitoron në baza ditore stokun e magazinës, krahason gjendjen fizike me të dhënat në sistem dhe kryen inventarizime periodike.
Monitoron, mbledh dhe përpunon të dhënat mbi aktivitetet ditore të magazinës, si dhe raporton ecurinë e operacioneve, duke evidentuar vonesat, problematikat dhe devijimet nga plani i punës.
Kryen detyra të tjera sipas nevojave të punës dhe kërkesave të eprorit.
Cilat janë aftësitë dhe kualifikimet që kërkojmë?
✔ Minimumi dy vite eksperiencë në pozicione që lidhen me menaxhimin e stokut, kontrollin e inventarit, magazinën ose regjistrimin e të dhënave dhe përputhjen e lëvizjeve fizike me sistemin.
✔ Aftësi shumë të mira organizative, koordinuese dhe në menaxhimin e prioriteteve.
✔ Njohuri dhe aftësi në kontrollin, përpunimin dhe regjistrimin e dokumentacionit të magazinës (fatura hyrëse/dalëse, fletë hyrje, fletë dalje dhe dokumente të tjera shoqëruese).
✔ Aftësi të mira në kryerjen e kontrolleve numerike, verifikimin e faturave dhe përputhjen e tyre me hyrjet, daljet dhe gjendjen fizike të mallrave.
✔ Njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike, veçanërisht Word/Excel dhe programeve të menaxhimit të magazinës/ERP.
✔ Saktësi, vëmendje ndaj detajeve dhe përgjegjshmëri në regjistrimin e të dhënave dhe dokumentacionit.
✔ (Opsionale: Leje drejtimi e kategorisë B).
Çfarë ofrojmë?
Punësim sipas Kodit të Punës, me pagë konkurruese.
Mjedis pune stimulues dhe ekip bashkëpunues.
Mundësi për zhvillim dhe rritje profesionale në një nga kompanitë kryesore të zgjidhjeve teknologjike në Shqipëri.
Orar standard pune nga e hëna në të premte, 08:30-17:00.
Fundjava pushim dhe 22 ditë pushime vjetore të paguara sipas Kodit të Punës.
Si të aplikosh?
Mirëpresim aplikimin tënd për punë! Dërgoje CV-në në adresën: careers@bntelectronics.com
BNT Electronics shpk zbaton, mbron dhe nxit parimin e barazisë dhe të ndalimit të çdo lloj diskriminimi në punësim për shkaqet e përmendura në Nenin 1 të Ligjit Nr.10 221, datë 4.2.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi” (i përditësuar).
Të dhënat vetjake të punëkërkuesit do të përpunohet për qëllime rekrutimi, në përputhje me Ligjin nr. 124/2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Apply