• Lushnje, Përfaqsues/e Shitjesh në Showroom

Lushnje
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shites/e | Kasier/e
Gjuha
Billa & Co Shpk e cila është një kompani e re, dinamike, me rritje vit pas viti, në fushën e tregtimit të pllakave, parketit dhe hidrosanitareve, kërkon Përfaqsues/e Shitjesh në Showroom për ekspozitën e saj me vendodhje në Lushnje .

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Realizon aktivitetin e shitjes me qëllim arritjen e objektivave të paracaktuara;
  • Të orjentojë dhe sugjerojë tek klientët produktet dhe cmimet më të mira, duke u mbështetur në kërkesat e tyre;
  • Të ketë përgjegjësi për mirëmbajtjen, organizimin dhe pozicionimin e produkteve në sektorin përkatës;
  • Të ndjek procesin e shitjes deri në mbërritjen e porosisë pranë klientit;
  • Të përgatisi preventivin e artikujve të shitur për klientin;
  • Të menaxhojë ekspozitën ku përfshihet përditësimi i artikujve të rinj dhe sugjerimi i vendosjes së produkteve;
  • Të tregojë dëshirë dhe rezultate të dukshme për të plotësuar objektivat e shitjeve.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
  • Të ketë eksperiencë në shitje, përbën avantazh;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe organizative;
  • Të bashkëpunojë në grup;
  • Të jetë person i shkathët dhe korrekt.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në me fotografi në adresën e mëposhtme: hr@billa.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Billa&Co Shpk.
 


Apply WhatsApp
Back
Top