Lushnje, ofroj vend pune Menaxher Shitje
- Lushnje
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Menaxher Shitje
Përshkrimi
BM GROUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e distribucionit në Shqipëri referuar zgjerimit të aktivitetit, shpall vakant pozicionin:
"Menaxher Shitje Lushnje"
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Komunikon, raporton dhe informon lidhur me tregun dhe konkurrencën;
- Analizon dhe kontrollon punën ditore të agjenteve te shitjes per produktin e dedikuar;
- Siguron suksesin dhe përmbushjen e detyrave të shitjes;
- Jep kontributin në hartimin e manovrave/incentivave që aktivizojnë shitjet duke shpenzuar një kohë të konsiderueshme në terren;
- Menaxhon marrdhenien me klient potencial duke u siguruar qe ky i fundit te permbushë te gjitha pritshmerite;
- Siguron raporte të sakta tek eprori mbi: ecurinë periodike të praktikave të shitjes, përfshi dhe performancen individuale dhe të agjentëve të shitjes, trendin e sjelljes konsumatore, kërkesa konsumatore te identifikueshme gjatë praktikave te shitjes;
- Menaxhon dhe zhvillon marrëdhenie të shëndosha të biznesit ekzistues me partnerët aktuale;
- Zhvillimi i marrëdhënieve me klient të rinj;
Kualifikimet:
- Diplomë Universitare, preferohet në Administrim Biznesi apo fusha të tjera të ngjashme.
- Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune në të njejtën pozitë ose me te njejtin profil produkti .
- Një angazhim për shërbime të shkëlqyera ndaj klientit.
- Njohuri të mira në paketën Microsoft Office.
- Njohuri të mira në gjuhën angleze.
- Leje drejtimi kategoria B.
· Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe të shkruar
· Aftësi të shkëlqyera menaxhuese dhe negociuese
· Aftësi të shkëlqyera organizative dhe kordinuese
· Aftësi shumë të mira motivuese dhe planifikuese
· Aftësi shumë të mira shitje dhe marketing.
Te ruaj konfidencialitetin dhe te kete etike te larte profesionale.
Ofrojme;
- Kushte shumë të mira pune.
- Pagesa: Pagë bazë + Bonus.
- Pagë e 13-të.
- Makinë.
Shënime
Personat e interesuar, mund të dërgojnë CV në adresën burimenjerezore@bm-shpk.com ose ne nr kontakti +355697041854
*Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale
Apply WhatsApp