Lushnje, ofrohet vend pune Inxhinier Mekanik / Elektromekanik
Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Inxhinier Mekanik / Elektromekanik.
Cel. : 0697686732
Detyrat
- Siguron funksionimin e vazhdueshëm dhe efikas të linjave të prodhimit dhe pajisjeve industriale.
- Kryen mirëmbajtje parandaluese dhe korrigjuese të makinerive të prodhimit dhe sistemeve ndihmëse.
- Diagnostikon dhe zgjidh defektet mekanike dhe elektrike në kohë sa më të shkurtër.
- Harton dhe zbaton plane të mirëmbajtjes parandaluese për të minimizuar ndërprerjet e prodhimit.
- Bashkëpunon me ekipin e prodhimit për optimizimin e performancës së pajisjeve.
- Monitoron dhe raporton gjendjen teknike të makinerive, duke propozuar përmirësime për rritjen e efikasitetit dhe besueshmërisë.
- Siguron respektimin e standardeve të sigurisë në punë dhe procedurave të kompanisë.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike, Elektromekanike ose fushë të ngjashme.
- Perbejne avantazh individe me experience te meparshme me linjat e prodhimit te bulmetit ose FMCG food&beverages.
- Minimumi 5 vite përvojë pune në mirëmbajtjen e makinerive industriale, preferohet në industrinë ushqimore ose të bulmetit.
- Njohuri të mira të sistemeve mekanike, elektrike, pneumatike dhe hidraulike.
- Aftësi në diagnostikimin dhe riparimin e defekteve teknike.
- Aftësi për të lexuar skema teknike dhe dokumentacion mekanik/elektrik.
- Njohuri mbi standardet e sigurisë dhe praktikat e mirëmbajtjes industriale.
Shënime
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0697686732.Cel. : 0697686732
Apply WhatsApp