• Lushnje, Fier, ofrohet vend pune Asistente Administrative/Recepsioniste

Lushnje
Tipi
  1. part time
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Eksperienca
me dhe pa eksperience
“Lufra Foods” është një grup i shoqërive "ADG" shpk dhe "Dukat Water" shpk i cili kryen aktivitetin e tij në fushën e industrisë ushqimore, duke prodhuar dhe shpërndarë produktet cilësore të cilët mbajnë markat shumë të suksesshme si: “Lufra”, “Tido”, “Tradita”, “Beneta” dhe uji “Dukat Water”.
Ne jemi gjithashtu distributor ekskluziv i markave të njohura rajonale dhe ndërkombëtare si: “Jaffa”, “Nõm”, “Bylmeti”, birra “Estrella DAMM”, “Haymans”, “Komos Tequila”, “The London Essence” etj.

Aktualisht jemi në kërkim të një kandidate potenciale, per aktivitetin ne qytetin e Lushnjes, në lidhje me pozicionin vakant të: Asistente Administrative / Recepsioniste.

Detyrat dhe pergjegjesite kryesore:

  • Pritja dhe orientimi i vizitorëve ,
  • Përgjigjja dhe menaxhimi i thirrjeve telefonike dhe email-eve,
  • Organizimi dhe menaxhimi i agjendave, takimeve dhe rezervimeve,
  • Përgatitja, arkivimi dhe administrimi i dokumenteve zyrtare,
  • Mbështetje administrative për stafin dhe menaxhmentin,
  • Menaxhimi i korrespondencës hyrëse dhe dalëse,
  • Mirëmbajtja e rendit dhe imazhit profesional të recepsionit,
  • Porositja dhe kontrolli i materialeve të zyrës,
  • Kryerja e detyrave të tjera administrative sipas nevojës
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
  • Arsim i mesëm ose i lartë (preferohet administratë, ekonomi ose fusha të ngjashme),
  • Përvojë e mëparshme në pozicione të ngjashme (avantazh),
  • Njohuri të mira të paketës MS Office (Word, Excel, Outlook),
  • Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe me shkrim,
  • Aftësi organizative dhe menaxhim i mirë i kohës,
  • Paraqitje dhe sjellje profesionale,
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur,
  • Njohja e gjuhëve të huaja (avantazh),
Cfare ofrojme:
  • Kushte të kënaqshme pune,
  • Mundesi zhvillimi ne karrierë,
  • Transport i garantuar nga kompania.
Për të aplikuar për këtë pozicion pune, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në adresën e E-mail: hr@lufra.al ose edhe ne nr e telefonit 0697073674.
 


Apply WhatsApp
Back
Top