• Logoped për projektin e deinstitucionalizimit, tiranë

Tirane
Tipi
Fusha | Profili i punes
  1. Mjekesi
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve në komunitetet ku jetojnë. SOS Fshatrat e Fëmijëvë Shqipëri është duke implementuar projektin’ De-institucionalizimi- Mbështetje për reformate sistemit të mirëqënies së fëmijëve’ në katër bashki Tiranë, Vlorë, Korçë dhe Shkodër. Projekti financohet nga Ministria Gjermane për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (BMZ) dhe Hermann Gmeinner Deutch Fund (HGFD).

Në kuadër të këtij projekti Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për:
LOGOPED PËR PROJEKTIN E DEINSTITUCIONALIZIMIT, TIRANË
Logopedi në projektin e Deinstitucionalizimit Tiranë siguron mbështetje për riaftësimin e të folurit për fëmijët me probleme në të folur, duke vlerësuar dhe ndërhyrë nëpërmjet teknikave bashkëkohore të shërbimit të logopedisë.
Koha e angazhimit të ekspertit do të jete max 30 orë në muaj ( part-time).
Detyrat Kryesore:

  1. Të identifikojë vështirësitë/çrregullimet e të folurit dhe të komunikimit për fëmijët e referuar nga stafi i projektit dhe në varësi të tyre të jetë i/e aftë të hartojë programe individuale të mbështetjes, në përputhje me nevojat e identifikuara.
  2. Të përdorë metoda bashkëkohore pune për të krijuar një klimë sa më tërheqëse në shërbimin e ofruar në mënyrë individuale.
  3. Të marrë pjesë në planin e zhvillimit të fëmijës/familjes për fëmijët që ndiqen nga pikëpamja logopedike dhe mbështet bashkëpunëtoret e tjerë të projektit.
  4. Të jetë pjesë e grupit muldtidisiplinar për rastet e fëmijëve që do të mbështetet me shërbim logopedie.
  5. Të ofrojë mbështetje për stafin e projektit në situata të caktuara për të realizuar zgjidhje sa më efikase dhe profesionale për fëmijët me probleme të të folurit.
  6. Të monitorojë dhe të vlerësojë periodikisht progresin e fëmijës.
  7. Të dokumentojë shërbimin e ofruar dhe raportojë mbi progresin e arritur për secilin nga rastet e trajtuara.
  8. Të përgatisë raporte mujore mbi shërbimin e ofruar për stafin e projektit.
Profili për pozicionin Logoped:
  • Diplomë universitare në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, dega Logopedi.
  • Të paktën 3 vjet eksperiencë në punë me fëmijët si logoped i liçensuar.
  • Të zotërojë teknikat logopediste për riaftësimin e të folurit të fëmijët.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Aftësi për ruajtjen e konfidencialitetit të rasteve që trajton
  • E preferueshme është që aplikanti të sigurojë ambinetin për ofrimin e sesioneve terapeutike.
Paraqitja e dokumentave
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 24.04.2023 në adresën hr@soskd.org.al një letër interesi, Curriculum Vitae dhe ofertë financiare ku përcaktohet çmimi për orë shërbimi duke përfshirë të gjitha taksat sipas ligjeve në fuqi. Nëse jeni të regjistruar tek tatim- taksat dhe ofroni faturë të fiskalizuar për shërbimin përkatës ju lutem specifikojeni. Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top