• Lezhe, ofrohet vend pune Inxhinier Mjedisi

Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Inxhinier Mjedisi.

Detyrat​

• Monitoron dhe siguron përputhshmërinë e aktivitetit të kompanisë me legjislacionin mjedisor në fuqi.
• Menaxhon dokumentacionin, raportimet dhe lejet mjedisore.
• Ndjek proceset e menaxhimit të mbetjeve dhe zbatimin e procedurave përkatëse.
• Kryen inspektime dhe monitorime periodike të proceseve operative.
• Identifikon problematikat mjedisore dhe propozon masa për përmirësim.
• Mbështet implementimin dhe mirëmbajtjen e standardeve dhe certifikimeve mjedisore.
• Përgatit raporte dhe dokumentacion për institucionet dhe menaxhmentin.

Kualifikimet​

• Diplomë universitare në Inxhinieri Mjedisi ose fushë të ngjashme.
• Eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme përbën avantazh.
• Njohuri të mira të legjislacionit dhe standardeve mjedisore.
• Njohuri të paketës Microsoft Office.
• Aftësi të mira analitike, organizative dhe raportuese.
• Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar afatet.

Shënime​

Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0697686732.

Cel. : 0697686732
 


Apply WhatsApp
Back
Top