• Kukes, ofroj vend pune Oficer i Mbledhjes së Kredive në Vonesë, Degët Kukës / Peshkopi

Kukes
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Eksperienca
me dhe pa eksperience

Siguron cilësi të lartë të portofolit të kredisë duke kryer mbledhjen e hershme dhe intensive të kredive dhe manaxhimin e vonesave me fokus normalizimin e pagesave të kredisë duke u fokusuar në negocimin me klientët.



Përgjegjësitë e pozicionit:


  • Përgjegjës për manaxhimin e portofolit të tij në vonesë dhe arritjen e objektivave mujore/vjetore nëpërmjet negociimit të marrëveshjeve për pagesë, propozime për rifinancim dhe/ose ristrukturime;

  • Siguron saktësinë e informacionit për klientin, bashkëhuamarrësin e garantorët, evidenton në mënyrë të vazhdueshme ndryshimet e informacionit në Procesverbalin e marrjes në dorezim dhe në sistem;

  • Takon rregullisht dhe në mënyrë frekuente, sipas strategjisë së miratuar, klientët në portofolin e tij me të cilët zhvillon dhe mban marrëdhënie, negocion;

  • Evidenton arsyet e delinkuencës dhe propozon zgjidhje efikase;

  • Negocion pagesa të kësteve me klientë në vonesë;

  • Shpjegon klientëve nëpërmjet telefonit ose gjatë takimeve pasojat e vonesave dhe ofron zgjidhje alternative me qëllim stabilizimin e situatës;

  • Kryen analizën financiare të situatës aktuale të klientit dhe propozon ristrukturime apo riskedulime të kredisë;

  • Jep referenca të përgjegjegjshme për rastet në Komitet Kredie nëse ka informacion;

  • Zbaton në mënyrë korrekte politikat dhe procedurat e vendosura nga Kompania dhe që jane pjesë e realizimit te detyrave dhe përgjegjësive të tij.


Kërkesat për pozicionin:

  • E preferueshme 2 vjet eksperiencë që lidhet me aktivitetet e menaxhimit të kredive me probleme;

  • Aftësi të provuara negocimi; aftësi të mira analitike; Aftësi për vendimmarrje.

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi (verbale, në të shkruar dhe në dëgjim aktiv);

  • Profil i orientuar në mënyrë të shkëlqyer drejt objektivit;

  • Aftësi shumë të mira për të kryer analiza të të ardhurave për të vlerësuar kapacitetin e klientit;

  • Diplomë universitare e preferueshme në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi, Juridik ose në fusha të tjera të ngjashme.


Si të aplikoni:

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 31 Janar 2025 në adresën e email-it humanresources@noafin.al

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 


Apply
Back
Top