Kukes, ofroj vend pune Oficer i Mbledhjes së Kredive në Vonesë, Degët Kukës / Peshkopi
- Kukes
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Finance-Specialist | Banke / Sigurime
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
Siguron cilësi të lartë të portofolit të kredisë duke kryer mbledhjen e hershme dhe intensive të kredive dhe manaxhimin e vonesave me fokus normalizimin e pagesave të kredisë duke u fokusuar në negocimin me klientët.
Përgjegjësitë e pozicionit:
- Përgjegjës për manaxhimin e portofolit të tij në vonesë dhe arritjen e objektivave mujore/vjetore nëpërmjet negociimit të marrëveshjeve për pagesë, propozime për rifinancim dhe/ose ristrukturime;
- Siguron saktësinë e informacionit për klientin, bashkëhuamarrësin e garantorët, evidenton në mënyrë të vazhdueshme ndryshimet e informacionit në Procesverbalin e marrjes në dorezim dhe në sistem;
- Takon rregullisht dhe në mënyrë frekuente, sipas strategjisë së miratuar, klientët në portofolin e tij me të cilët zhvillon dhe mban marrëdhënie, negocion;
- Evidenton arsyet e delinkuencës dhe propozon zgjidhje efikase;
- Negocion pagesa të kësteve me klientë në vonesë;
- Shpjegon klientëve nëpërmjet telefonit ose gjatë takimeve pasojat e vonesave dhe ofron zgjidhje alternative me qëllim stabilizimin e situatës;
- Kryen analizën financiare të situatës aktuale të klientit dhe propozon ristrukturime apo riskedulime të kredisë;
- Jep referenca të përgjegjegjshme për rastet në Komitet Kredie nëse ka informacion;
- Zbaton në mënyrë korrekte politikat dhe procedurat e vendosura nga Kompania dhe që jane pjesë e realizimit te detyrave dhe përgjegjësive të tij.
Kërkesat për pozicionin:
- E preferueshme 2 vjet eksperiencë që lidhet me aktivitetet e menaxhimit të kredive me probleme;
- Aftësi të provuara negocimi; aftësi të mira analitike; Aftësi për vendimmarrje.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi (verbale, në të shkruar dhe në dëgjim aktiv);
- Profil i orientuar në mënyrë të shkëlqyer drejt objektivit;
- Aftësi shumë të mira për të kryer analiza të të ardhurave për të vlerësuar kapacitetin e klientit;
- Diplomë universitare e preferueshme në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi, Juridik ose në fusha të tjera të ngjashme.
Si të aplikoni:
Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 31 Janar 2025 në adresën e email-it humanresources@noafin.al
Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
Apply